Ishte një kalkulim cinik. E kjo llogari nё fillim ia vlejti pёr tё dyja palёt. Pёr planin e tij pёr tё sulmuar Poloninё, Hitleri siguroi neutralitetin e Bashkimit Sovjetik. Meqёnёse fuqitё garantuese tё Polonisё, Britania e Madhe dhe Franca do tё viheshin nё lёvizje prej kёtij plani, ai pёrkohёsisht e shmangu luftёn nё dy fronte.
Pёrveç kёsaj – me njё marrёveshje tregtare tё nёnshkruar njёkohёsisht tё dy diktatorёt ranё dakord pёr shkёmbimin e furnizimeve – lёndё tё para sovjetike kundrejt makinerive gjermane. Nё kёtё mёnyrё Hitleri donte t’i bёnte ballё efektit tё njё bllokade tё mundshme detare tё britanikёve, qё nё Luftёn e Parё Botёrore ndikoi nё humbjen e Gjermanisё. Stalini nga ana e tij besonte, se Rajhu Gjerman nuk do tё pёrzihej nё njё luftё tё gjatё me fuqitё perёndimore.
Nё afat tё gjatё ai e konsideronte tё pashmangshme njё luftё kundёr Rajhut Gjerman dhe donte ta shfrytёzonte kёtё periudhё pёr armatime tё mёtejshme.
Ajo qё ishte vendimtare nuk ishte pёrfshirё nё marrёveshjen zyrtare, por nё njё protokoll sekret shtesё: Ajo i ndante nё zona influence vendet mes Rajhut Gjerman dhe Bashkimit Sovjetik nё rast tё njё “rikompozimi territorial-politik”.
Kёsisoj p.sh. Estonia, Letoni, pjesa lindore e Polonisё dhe Besarabia rumune ishin pёrkacktuar si “sfera tё influencёs” sё Bashkimit Sovjetik, ndёrsa pjesa perёndimore e Polonisё nёn influencёn e Rajhut Gjerman.
Njё kalvar i pafund
Mё 1 shtator 1939 Vermahti gjerman sulmoi Poloninё. Dy javё mё pas Ushtria e Kuqe marshoi nё Poloni dhe pushtoi njёra pas tjetrёs territoret e pёrcaktuara nё sferёn e influencёs sovjetike. Ndarja e Europёs Lindore u realizua nё dy javёt e para tё Luftёs sё Dytё Botёrore qё po niste. Ushtarakёt gjermanё dhe ata sovjetikё, shёrbimet sekrete dhe nёpunёsit e administratёs bashkёpunonin ngushtё mes tyre.
Polonia u zhduk sёrish nga harta politike. Shtetet Baltike, qё po ashtu si Polonia e fituan pavarёsinё e tyre pas Luftёs sё Parё Botёrore mё 1919, u shndёrruan nё republika sovjetike. Besarabia rumune iu aneksua Republikёs Sovjetike tё Ukrainёs. Kёsisoj Rumania praktikisht mbeti “nёn kontrollin e Gjermanisё naziste”, shpjegon historiani rumun Cosmin Popa.
Pёr njerёzit nё tё dyja anёt e vijёs ndarёse nisi njё kalvar vuajtjesh tё pafundme: Hitleri zbatonte nё hapёsirёn e tij dhe nё territoret e pushtuara ideologjinё raciste duke vrarё miliona njerёz, ndёrsa nё pjesёn sovjetike u dёbuan pjesё tё mёdha tё popullsisё dhe shumё tё afёrm tё elitave tё vjetra u vranё ose u deportuan nё kampet e punёs sё detyruar.
Pakti Hitler-Stalin rezistoi gati dy vjet. Nё qershor 1941, kur Hitleri vuri nёn kontroll gjysmёn e Europёs Perёndimore, ai ndihej mjaft i fortё dhe sulmoi edhe partnerёt e aleancёs. Ky ishte njё mbivlerёsim i vetes qё do tё ishte vendimtar pёr zhvillimet e mёtejshme. Qysh nё dimrin qё pasoi nё aspketin ushtarak situata mori kthesё. Por pavarёisht pёr popujt e „sferave tё influencёs” kjo nёnkuptonte edhe mё shumё vite lufte pёrmes mjerimit, dёbimeve dhe miliona vdekjeve.
Trauma mbetet
Trauma e bashkёpunimit gjermano-rus mbi kurrizin e tё tjerёve ёshtё e pranishme nё vendet e prekura. Nё Poloni pakti Hitler-Stalin edhe sot e kёsaj dite konsiderohet si njё shembull i marrёveshjeve sekrete tё dy fqinjёve tё mёdhenj nё disavantazh tё saj. Nё vitin 2006 ish-ministri i Jashtёm i Polonisё, Radosłav Sikorski, linjёn gazsjellёse Nord-Stream e krahasoi me paktin Hitler-Stalin-Pakt, gjё qё shkaktkoi indinjatё tek tё dyja palёt.
Nё shkrimin e historisё polake ky pakt konsiderohet si “ndarja e katёrt e vendit – njё referim ndaj tri ndarjeve nё shekullin e 18-tё kur Polonia u nda prej Rusisё, Prusisё dhe Austrisё dhe pёr mё shumё se njё shekull u fshi nga harta.
Nё Luftёn e Dytё Botёrore marshimi sovjetik u shoqёrua edhe me arrestimin e gati 22.000 oficerёve dhe policёve polakё, tё cilёt nё pranverёn 1940 u ekzekutuan prej shёrbimit sekret sovjetik NKWD nё Katyn dhe vende tё tjera duke u qёlluar me plumb nё qafё.
Edhe pёr Rumaninё pasojat janё ende sot tё mёdha, thotё historiani Popa. Ekzistenca e Republikёs sё Moldavisё ёshtё pasoja direkte e paktit. “Ai s’ishte gjё tjetёr veҁse shprehje e totalitarizmit tё aplikuar nё politikёn e jashtme. Ishte njё pretendim i qartё pushteti i dy totalitarizmave, komunist dhe atij nacionalsocialist.”
Stalini rehabilitohet nё Rusi
Pakti pati pasoja pёrtej luftёs: Meqёnёse BRSS bёnte pjesё ndёr fuqitё fituese, fuqitё perёndimore nuk mundёn ta ndalojnё, „qё territoret, qё kishte marrё Bashkimi Sovjetik pёrmes paktit Hitler-Stalin, nё fund tё Luftёs sё Dytё Botёrore tё mbeteshin nёn BRSS”, thotё historiani Jörg Ganzenmüller. Vetёm nё fillim tё viteve 1990-tё shtetet baltike rifituan pavarёsinё e tyre.
Pakti Hitler-Stalin pas luftёs pёr shumё vite u mbulua prrej harresёs. Nё Lindje gjatё Luftёs sё Ftohtё ai u tabuizua. Nё Republikёn Federale tё Gjermanisё ai nuk luante mё asnjё rol nё zbardhjen e historisё sё pasluftёs. Vetёm pas kthesёs mё 1989 nё Europё ai u risoll nё vёmendje nё diskutimin publik.
Sidoqoftё plagёt nuk u shёruan, pёrkundrazi. Para dhjetё vjetёsh, me rastin e 70 vjetorit, presidenti i Rusisё Vladimir Putin nё njё „letёr drejtuar polakёve” e cilёsoi paktin si tё pamoralshёm. Por ky deklarim u zhvleftёsua po prej tij. Pak muaj mё vonё pas aneksimit rus tё Krimesё nё Ukrainё, Putin e mbrojti paktin, duke argumentuar se nga kёndvёshtrimi i asaj kohe ai ishte i domosdoshёm. Nё ceremonitё pёrkujtimore sivjet me rastin e 80 vjetorit tё fillimit tё Luftёs sё Dytё Botёrore Putin nuk do tё jetё i pranishёm. Nё Rusinё e sotme edhe Josef Stalin ёshtё rehabilituar. Nё njё sondazh gjatё kёtij viti 70 pёrqind e rusёve shprehen pozitivisht pёr rolin e Stalinit pёr vendin e tyre, shkruan DW.
Frikёra tё reja dhe tё vjetra
Kёsisoj nё Poloni dhe nё shtetet baltike sёrish shtohet frika, se ato mund tё bien pёrsёri viktimё e njё politike, pёrmes sё cilёs Gjermania dhe Rusia mund tё bien dakord mbi kurrizin e kёtyre vendeve. Ndёrtimi i linjёs direkte gazsjellёse Nord Stream 2 nga Rusia pёrmes Detit Balltik nё Gjermani duke iu shmangur vendeve tё tranzitit ёshtё kthyer nё njё simbol tё kёsaj frike. Nё kёtё grindje Polonia sё fundi ka angazhuar nё anёn e vet SHBA-nё, sepse lidhur me kёtё ҁёshtje ajo e ndjen se fqinjёt nuk e vlerёsojnё me seriozitet.
“Analogji historike nuk mund tё bёsh”, thotё studiuesi Ganzenmüller lidhur me kёtё. Frika ёshtё e ekzagjeruar: “Polonia dhe shtetet balltike janё shumё mё pranё Gjermanisё se sa Rusia.” Pёr kёtё flet edhe antarёsia e pёrbashkёt nё BE dhe nё NATO. “Megjithatё politika e jashtme gjermane ndoshta ndjek me pakujdesi interesat e saj nё politikёn e jashtme, duke mos i marrё nё konsideratё kёto frikёra dhe me kёtё ngjall irritime.” Ndaj historiani kёshillon pёr qeverinё gjermane, qё tё marrё mё fort parasysh kёto shqetёsime qё burojnё nga e kaluara.
b.b/dita