Pacienti me Covid-19 arratiset nga Infektivi, filmohet duke dalë nga dritarja e spitalit
Në një kohë që rastet me Covid-19 janë rritur dhe shumë vende të rajonit po përballen me një valë të katërt të pandemisë, një ngjarje e pazakontë vjen nga Gostivari, në Maqedoninë e Veriut. Një pacient është filmuar duke dalë nga dritarja e dhomës së pasme të Repartit Infektiv në Gostivar.
Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë nga media të shumta në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë lidhur me këtë rast ende nuk ka asnjë reagim nga spitali apo nga policia.
Maqedonia e Veriut ashtu si shumë vende të tjera të rajonit po përballet me një shtim të numrit të infektimeve me covid-19. Pas Shkupit, Gostivari dhe Tetova janë qytetet me më së shumti të infektuar.
Që nga fillimi i pandemisë në Gostivar janë regjistruar 7.503 raste me koronavirus, ndërsa momentalisht ka 1.394 raste aktive.
Ballkan web