Organizimet për festat e nëntorit nuk mungojnë as nga emigrantët shqiptarë në Greqi
Emigrantët shqiptarë kanë festuar në të gjithë Greqinë festat e nëntorit.
Nën tingujt e himnit kombëtar janë çelur festimet, ndërsa emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi kanë festuar me flamuj dhe kostume popullore.
Në Athinë festimet janë zhvilluar nën kujdesin e Ambasadores Luela Hajdaraga, ndërsa përfaqësuese e qeverisë në këto festime është zv. Ministria e Jashtme Artemisa Bralo.
Të pranishëm kanë qenë edhe deputetë dhe ministra që qeverisë greke, ndërsa bashkia e Athinës për të dytin vit rresht ka ndezur me ngjyrat kuq e zi edhe shatërvanin e sheshit ‘Omonia’.
Këtë vit festimet janë mbështetur edhe prej DigitAlb, e cila me krenari ka prezantuar pranë emigrantëve edhe gamën e gjerë të paketave televizive për t’i sjellë edhe më pranë emigrantët me atdheun.
Top Channel