- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 43,055
- Pëlqime
- 40,057

Vendimi u dha këtë të hënë gjykata, pas kërkesës për rivlerësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Elbasanit.
Prokuroria mbrojti kërkesën për lënien në burg të Sotës, duke deklaruar ndër të tjera se dyshon se paratë e gjetura në makinën e 25-vjeçarit janë të Saimir Tahirit.
Avokati i Sotës tha se paratë janë të ligjshme dhe produkt i biznesit të pastër të familjes, ndërsa për lejet e lundrimit të ish-ministrit, tha se ato janë harruar aty nga shoferi i Tahirit. Sipas avokatit, Orest Sota nuk kishte dijeni për patentat dhe kjo vërtetohet edhe nga përgjimet.
Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është depozituar një memo nga biznesmeni Lefter Sota, i ati i Orestit, i cili shpjegon me fatura burimin e 863 mijë eurove, si edhe bashkëpunimin mes shoqërisë “Ikona” dhe kompanisë “Kurum”.
Menjëherë pas arrestimit të 25-vjeçarit, të cilit iu gjetën në makinë edhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Lefter Sota shpjegoi se shuma e zbuluar në makinë do të lihej si garanci pranë kompanisë “Kurum” për blerje hekuri.
Top Channel
Lexoje lajmin e plote...