![](http://lajmifundit.al/wp-content/uploads/2018/06/auto_auto_Argjentina-Mesio-470x3131524174345-800x4451528705714-401x223.jpg)
Claudio Tapia thotë se kualifikimi i Argjentinës në gjysmëfinale do të ishte diçka shumë e mirë, duke mos shpresuar se mund të arrijnë në finale dhe pse jo, edhe ta fitojnë atë, diçka që Lionel Messi e beson.
Presidenti i Federatës së Argjentinës të Futbollit (AFA), Claudio Tapia, beson se arritja në gjysmëfinale të Kupës së Botës së Rusisë është një objektiv i mirë për kombin e tij.
Finalistët e Botërorit të vitit 2014 nuk konsiderohen si favoritët më të nxehtë për turneun e Rusisë, pasi kanë luftuar e vuajtur shumë në fushatën kualifikuese.
Tapia tha se gjysmëfinalet ishin një objektiv realist për Argjentinën, e cila do të përballet me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë, në Grupin D.
“Të jesh në katër më të mirët e botës është një objektiv pozitiv”, tha ai për “TyC Sports”.
Lionel Messi do ta udhëheqë përsëri Argjentinën, ndërsa ai vazhdon të kërkojë një trofe të parë të lartë me kombin e tij, edhe pse ka lënë të kuptohet se Rusia mund të jetë turneu i tij i fundit i këtij lloji.
Tapia ishte plot falënderime për yllin e Barcelonës, duke e përshëndetur si më të mirin në botë:
“Ai i jep shumë futbollit argjentinas. Rritja që kemi si AFA është sepse kemi lojtarin më të mirë në botë”. Argjentina e nis këtë Botëror me ndeshjen kundër Islandës, në Moskë, të shtunën./ syri