Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Numri i parë i gazetës Taraboshi, në Bibliotekën e Kongresit Amerikan

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,221
Pëlqime
522
Biblioteka e Kongresit amerikan përmban koleksionin më të madh në botë jashtë trojeve shqiptare me letra shqipe dhe mbi Shqipërinë. Ky katalog me afro 30 mijë tituj, ndër të cilët libra, gazeta, pamflete e afishe, pasurohet çdo vit me 400-500 objekte të reja. Kohët e fundit biblioteka siguroi një kopje të numrit të parë të Taraboshit, gazetës së parë të përditshme të botuar në shqip brenda trojeve shqiptare.

Drejtori i Sektorit për Evropën në Bibliotekën e Kongresit, ka shprehur entuziazmin e tij për titullin e ri që iu shtua kohët e fundit katalogut të letrave evropiane për VoA. Harris thotë: “Gazeta dëshmon rrënjët. Kur ke dokumente të tilla fillestare të ndezin kuriozitet më të madh për të mësuar më shumë për atë periudhë”.

Biblioteka e Kongresit Amerikan ka në katalogun e saj disa nga gazetat më të hershme në shqip, nisma të komuniteteve emigrante, mes tyre edhe komunitetit shqiptaro-amerikan. Drejtori shton:“Në Shtetet e Bashkuara, Bostoni kishte një ndër gazetat më të hershme në shqip”. Gazeta Kombi në Boston filloi në vitin 1906”.

Disa nga numrat e parë të këtyre gazetave ruhen në mikrofilm në arkivat e bibliotekës, dëshmi e fillesave të gazetarisë shqiptare në troje të huaja. Ato janë të hershme, por nuk botoheshin rregullisht dhe jo çdo ditë.

“Taraboshi është gazeta e parë e përditshme shqiptare, e botuar brenda Shqipërisë. Kopja që kemi doli më 26 shtator 1913”.

Botuar në Shkodër dhe pagëzuar me emrin e malit që shtrihet në këmbët e Liqenit të Shkodrës, Taraboshi ishte më tepër se një gazetë lokale e përditshme. Ajo ishte dëshmitare e kohërave të mbarsura me ndryshime historike. Në numrin e parë publicisti parashtron misionin e gazetës:

“Gazeta hapet në faqe të parë me një vështrim të përgjithshëm mbi ngjarjet në Shqipëri. Flet për grupime që ndoshta nuk janë krejt dashamirëse ndaj Taraboshit. Flet për ata që e kanë përqafuar pavarësinë e Shqipërisë. Por edhe për të tjerë jashtë Shqipërisë, si për shembull serbët, që nuk e duan ekzistencën e Shqipërisë. Faqja e parë u bën thirrje lexuesve të mos shpërqëndrohen duke u marrë me konfliktet e brendshme mes grupimeve brenda Shqipërisë. ‘Ndoshta nuk jemi dakord me qëndrimet e njëri-tjetrit, por të gjithë i duam të mirën Shqipërisë’”.

“Interesante është se artikulli që hap gazetën vazhdon në faqen e dytë në italisht. Në fund të faqes së parë ka një artikull për serbët dhe të këqiat që ata kanë bërë”.

Harris shpjegon se ky është një dokument me rëndësi për pasurimin e katalogut të letrave shqipe: “Mund të lexosh në libër diçka që ka shkruar një autor për këtë gazetë. Por është krejt ndryshe kur sheh me sytë e tu dokumentin origjinal. Kushdo që bën studime për këtë periudhë do të shohë dokumentet origjinale dhe prej aty frymëzohet për të kërkuar në pista të tjera”.

Ai shpjegon se biblioteka është vazhdimisht në kërkim të materialeve me vlerë akademike e kërkimore nga trojet shqiptare dhe për Shqipërinë e vende të tjera të Ballkanit. Procesi i identifikimit të materialeve që meritojnë të përfshihen në arkivat e bibliotekës është rigoroz, bazuar në standarde të larta dhe shoqërohet me një kosto të konsiderueshme.

“Na vijnë njerëz nga vende të tjera për të studiuar për vendin e tyre, pasi këtu gjen materiale që ndoshta nuk i gjejnë dot në vendin e tyre”.

Për të përmbushur këtë mision gjatë vitit të fundit fiskal Bibliotekës së Kongresit iu akordua një fond prej afro 700 milionë dollarësh.

Por vlera e këtij institucioni mbetet e pallogaritshme si për Kongresin, për amerikanët, por edhe për mbarë njerëzimin.

e.ll./dita
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back