Nuk pranojnë të vaksinohen? Ja çfarë vendimi ka marrë Singapori për ata që nuk i përgjigjen thirrjes për vaksinim
Autoritetet në Singapor kanë marrë një vendim në lidhje me ata që nuk pranojnë të vaksinohen kundër koronavirusit. Pacientët e pavaksinuar do të duhet t’i paguajnë vetë faturat e tyre mjekësore nga muaji i ardhshëm, në rast se infektohen me COVID.
Aktualisht qeveria i mbulon vetëm kostot e trajtimit të banorëve të Singaporit dhe të atyre që kanë pasaporta me afat të gjatë.
“Personat e pavaksinuar përbëjnë një shumicë të konsiderueshme të atyre që kërkojnë kujdes intensiv dhe në mënyrë disproporcionale kontribuojnë në presionin ndaj burimeve tona të kujdesit shëndetësor”, tha Ministria e Shëndetësisë Ong Ye Kung.
"Balkanweb"