Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Nuk e fusin kurrë dorën në xhep, këto janë shenjat më kurnace të horoskopit

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,906
Capture-46.jpg

Nuk e fusin kurrë dorën në xhep, këto janë shenjat më kurnace të horoskopit​

INDEKSONLINE​


Shpesh ju ka rastisur të shikoni dikë që nuk paguan kurrë. E kishit menduar që shenja juaj e horoskopit mund të ndikojë shumë tek paratë që shpenzoni? Në fakt kjo mund të jetë e vërtetë. Shenja juaj e horoskopit thotë shumë për mënyrën se si e trajtoni paranë dhe në listën e mëposhtme mund të gjeni se ku jeni.


Dashi
, më koprraci i gjithë shenjave. Të lindurit në këtë shenjë nuk i lëshojnë qindarkat nga dora, madje i ruajnë si sytë e ballit. Janë aq dorështrënguar sa e kufizojnë veten në çdo gjë si ushqimi për shembull.
lg.php

Demi dhe kursimi janë e njëjta gjë, një lidhje që nuk mund ta prishë njeri. Pas Dashit, Demi është shenja e dytë më koprrace. E ruan lekun aq shumë sa ndonjëherë harron edhe ku i ka fshehur. Nuk blen kurrë gjëra të panevojshme, nuk bëjnë bamirësi dhe nuk lë bakshishe gjëkundi.

Binjakët njihen botërisht për pavendosmërinë e tyre, por kur bëhet fjalë për paratë i kanë idetë e qarta: të shpenzojnë sa më shumë. Nuk janë aspak kurrnacë, përkundrazi konsiderohen si shenja më bujare në gjithë horoskopin. U pëlqen shumë të udhëtojnë, të bëjnë shopping, si dhe të ftojnë miqtë në dreka e darka.

Gaforrja i shtrin këmbët aq sa ka jorganin dhe kuletën. Në ndryshim nga Binjakët që e derdhin lekun lumë, të lindurit në këtë shenjë janë shumë të matur dhe nuk bëjnë kurrë shpenzime të kota. Nuk tundohen aspak nga uljet e fundit, ofertat para festave apo restoranti i ri i hapur në qytet. Prandaj nëse doni t’i kërkoni borxh, dijeni se gaforret e kanë ndonjë lekë të vënë mënjanë.

Luani. Mos guxoni kurrë t’i dhuroni një arkë kursimi një Luani, jo vetëm që nuk do ta përdorë, por do të mendojë se po talleni me të. E do shumë paranë, sikundër pushtetin dhe nevojën për t’u afirmuar i pari/e para. I pëlqen të dëfrehet, t’u ofrojë për të pirë të gjithëve dhe në fund të përfundojë me 50 leke në xhep.

Virgjëresha nuk është koprrace, por kjo nuk do të thotë se i shpërdoron paratë kot më kot. Një shenjë perfeksioniste si ajo, nuk mund të lejojë t’i rrëshqasë situata nga duart. Në përgjithësi nuk harxhon për gjëra koti, si dhe qëllon gjithmonë në shenjë me investimet që bën. As nuk i jep borxh njeriu.

Peshorja është një tjetër shenjë që ka një marrëdhënie të çuditshme me paratë. Nuk di të kursejë, por nuk ngelet kurrë pa diçka në xhep. Ajo që e dallon nga shenjat e tjera? Shumë e thjeshtë: i plotëson çdo tekë e dëshirë vetes dhe jo të tjerëve. Po që nuk e kanë keq Peshoret.

Akrepi mund të duket kurrnac në pamje të parë por siç e dini pamja e parë gjithmonë gënjen. Nuk është aspak dorështrënguar por një ekonomist i lindur që di të bëjë blerje të zgjuara. Sa zili!

Shigjetarin ka shumë te rëndëishme të mos bjerë kurrë në monotoni, por të shijojë çdo moment sikur të ishte i fundit. Del shpesh me miqtë dhe si rrjedhojë harxhon shumë para. Se harruam t’ju thonim, i pëlqen të bëjë dhurata.

Bricjapit pëlqejnë gjërat e luksit dhe fjala e fundit e teknologjisë dhe modës, por para se të blenë diçka e analizojnë në çdo detaj.

Ujori duket sikur jeton mes reve dhe fantazive, por shndërrohet në një person tjetër sa herë që flitet për paratë. Nuk harxhon për veshje, këpucë apo restorante, por nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për gjëra shpirtërore.

Peshqit. Shenja përmbyllëse e horoskopit është shumë zemërgjerë me të tjerët. Duket sikur paratë i rëndojnë në xhep dhe do t’i prishë me pahir. Kujdes, duhet menduar edhe për ditët e vështira.
 
per qiell e toke s’jam te ra n’razi me shenjen e as me portofolin…ca shikoj une ne portofolin tem mos u bafte ?
 
Si e ka gjet fiks ??

Virgjëresha nuk është koprrace, por kjo nuk do të thotë se i shpërdoron paratë kot më kot. Një shenjë perfeksioniste si ajo, nuk mund të lejojë t’i rrëshqasë situata nga duart. Në përgjithësi nuk harxhon për gjëra koti, si dhe qëllon gjithmonë në shenjë me investimet që bën. As nuk i jep borxh njeriu.
 
Si e ka gjet fiks ??

Virgjëresha nuk është koprrace, por kjo nuk do të thotë se i shpërdoron paratë kot më kot. Një shenjë perfeksioniste si ajo, nuk mund të lejojë t’i rrëshqasë situata nga duart. Në përgjithësi nuk harxhon për gjëra koti, si dhe qëllon gjithmonë në shenjë me investimet që bën. As nuk i jep borxh njeriu.
pse bre cuce virgjereshe je ti

te pershnes shpresoj te jesh mire
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back