Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Nuk bëhet turizëm me policë te koka!…

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,221
Pëlqime
522
– Pengesa ligjore që sjellin dëme të mëdha në zhvillimin detar, në peshkim, turizëm dhe në shfrytëzimin e aseteve të tjera detare –

Zylyftar Hoxha


Edhe pse me pushime, mendja e një gazetari, e mësuar me rutinën e editorialit dhe shkrimit të ditës në median e vet, punon, nuk rri e qetë, nuk hesht, por flet, kur e ndjen se duhet folur. Në këtë rast po jap një shembull të vetes time.

Në një nga këto ditë të pushimeve në Radhimë, vendosëm familjarisht të bënim një udhëtim me skaf në Gjirin e Vlorës, në Sazan dhe brigjet e Karaburunit. Falë një mikut tim detar, të njohur dhe me emër në të gjithë zonën, Sherif Durmishit, ndryshe, “Baçi i Vlorës”, e realizuam këtë udhëtim fare pa kosto, vetëm me një falenderim Baçit!

Pasi hipëm mbi mjetin e vogël detar, djaloshi që drejtonte mjetin të cilin na dha Baçi, na mori një për një emrat e mbiemrat e të gjithëve sa ishim dhe na tha se nga Radhima do të shkonim në portin e Orikumit, në Polici, të firmosnim listën atje, pastaj kishim të drejtë të lëviznim nëpër det.

“Mirë, i thamë, si të jetë rregulli”!

“Po, tha ai me një nënqeshje që fshihte diçka, po nuk do të mërziteni, se këtë punë duhet ta bëjmë edhe mbasdite vonë, në kthim. Do të vijmë përsëri këtu, në Orikum, në Polici, të bëjmë “inventarin”, verifikimin e listës, pastaj do të kthehemi në Radhimë”?

“Pse kështu, e pyes, ç’është kjo sorollatje, kjo rrugë e kotë mëngjes dhe darkë në Polici”?

Djali ngriti supet, i dha gaz mjetit dhe ne u ndodhëm në det të hapur. Kur u kthyem, pyeta Baçin, pse kjo sorollatje e kotë.

“Hë, pse? Sepse për detin dhe me detin është punuar pak. Kanë ngelur ligjet e dikurshme të “mbrojtjes së kufirit” apo edhe disa elementë ligjorë të “moratoriumit të skafeve”. Gjiri i Vlorës është akoma si dikur, “Mollë e ndalueme” pikërisht për shkak të indiferencës të pushtetit qendror për ta liberalizuar detin. Liberalizim në ç’kuptim? Në kuptim të administrimit. Ai duhet në radhë të parë të administrohet nga Kapitenaria Detare, jo nga Policia siç po ndosh dhe siç ju e provuat në kurriz.

Në asnjë vend të botës dhe asnjë polici e botës nuk merret me detin. Nuk bëhet turimi me policië. Pse duhet të shkosh dy herë në ditë me anije apo skafë të ngarkuar me turistë nga Radhima në Portin e Orikumit ku është vendosur Policia. Kjo është kosto rruge, nafte; kosto kohe, por edhe bezdi për turistin. Turisti, sidomos ai i huaj, e ka fobi prezencën e policisë vend e pa vend e kohë e pa kohë.

Ky është një nga problemet që konstatuat ju, thotë Sherifi, por siç përmenda më lartë, deti ka shumë probleme të tjera, të cilat janë ligjore dhe administrative. Mungesa e një strukture autoritare, siç do të ishte Marina Detare, bën që të ketë mbivendosje kompetencash mes organeve shtetërore dhe vendore që operojnë me detin, përfshi edhe policinë.

Shpesh, në emër të korrupsionit apo të trafiqeve të paligjshme, gjendet rruga më e lehtë, e kontrollit të rreptë dhe e shtërngimit të lëvizjes së mjeteve detare, çka sjell dëme të mëdha në peshkim, në turizëm dhe në shfrytëzimin e aseteve të tjera detare.

Aq më keq dhe aq më të shtrënguara janë ligjet dhe rregullat për turistët e huaj, për mjetet e vogla detare të tyre, por edhe ato që marrin me qira nga ne. Dhe themi të zhvillohet turizmi!

Ne si detarë që ndeshemi për ditë me këto antikape ligjore kemi ngritur zërin, por nuk na dëgjohet. Janë përmirësuar shumë ligje të tjera, por ligjet e detit kanë ngelur në vend. Le të merret përvoja e vendeve fqinjë, të cilët kanë ligje nxitës dhe jo frenues, ligje që formalizojnë dhe jo ta informalizojnë zhvillimin detar.

Ka një burokraci të pa justifikuar për shumë gjëra në punën tonë kur na bie të merremi me dokumentet dhe me shtetin. Vetëm për rinovimin e dokumenteve një herë në vit humbasim ditë të tëra duke u sorollatur nga Vlora në Tiranë e më pas në në Durrës, ku është përqendruar certifikimi detar. Pse të mos rajonizohet certifikimi siç është bërë me bujqësinë me disa qendra rajonale, por ngjelet vetëm në një qendër. Mund të ngriheshin tri qendra të tilla: një në Shëngjin, një në Durrës dhe tjetra në Vlorë ose në Sarandë.

Kjo situatë bëhet edhe më e bezdisshme, kur, pasi mbaron certifikimin me organet shtetërore të linjës, duhet të bësh edhe certifikimin në organet policore, ku edhe këtu kërkohen një sërë dokumentesh dhe formalitetesh, të cilat s’bëjnë gjë tjetër, veçse ta shtojnë dhimbjen e kokës”, mbyll bisedën Baçi, duke më vështruar drejt në sy, me shpresë se mund të bëj ndonjë gjë.

Po ç’mund të bëj unë më tepër, veç këtij zëri të ngritur?! Uroj që të vejë “në vesh të Perëndisë”! Dhe qeveria, siç po vepron këto ditë me bregun e detit, të veprojë edhe me vetë detin!…Të rregullojë spektrin ligjor, duke marrë edhe mendimin e grupeve të interesit, veçanërisht të detarëve.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back