Njihuni me bakterin që përcjell në mënyrë perfekte rrymën elektrike
Ai shumë shpejt mund të jetë shkas për tu parë dhe trajtuar nga shkenca si gjenerata e së ardhmes së kabllove eletrike. Një lloj bakteresh që është zbuluar në fundin e detit nga një ekip hulumtuesish të Danimarkës, ka mundësi të “zëvendësojë” kabllin që bart energjinë elektrike.
“Kabëll i gjallë” e kanë quajtur studiuesit vargun e baktereve që e kanë zbuluar rastësisht, deri sa po provonin të vendosnin një kabëll nënujor elektrik në fund të detit.
Sipas shkrimit që ekipi danez e ka publikuar në revistën shkencore amerikane “Nature”, këto baktere mund të gjenden duke filluar nga shtresat pak më të thella të sedimentit, ku nuk ka oksigjen e deri në shtresat më të larta, me oksigjen. Energjia që përçojnë bakteret në fjalë nga njëra te tjetra mund të lidhë distancat prej së paku 1.5 centimetra.
Deri më tash nuk ka qenë e njohur se si krijohet rrjedha e energjisë elektrike në fund të detit she përse shërben ajo.