Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Njerëzit që e pëlqejnë vetminë, kanë këto 6 tipare të veçanta

Jetmira

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhjetor 27, 2017
Mesazhe
11,141
Pëlqime
8,248
images

Të shijosh kohën të cilën e kalon vetëm dhe të ndjehesh i vetmuar, janë dy fenomene të ndryshme. Ti mund të jesh i rrethuar nga njerëz dhe të ndihesh si njeriu më i vetmuar në botë. Ose, ti mund të jesh vetëm dhe të ndihesh i plotësuar. Njerëzit që e shijojnë tejmase kohën që kalojnë pa praninë e të tjerëve, kanë një personalitet unik. Ata i zgjedhin miqtë me kujdes dhe parashikojnë t’i mbajnë ata përgjithmonë.

Vetmitarët i ruajnë energjitë e tyre duke mos u shoqëruar dhe duke mos u pëfshirë në bisedat e shkurtra dhe kuptim-boshe. Zakonisht konsiderohen si njerëz të çuditshëm dhe jo të zakonshëm, gjithsesi, nuk ka asgjë të keqe nëse zgjedh të qëndrosh nën shoqërinë e vetvetes sesa atë të të njerëzve që nuk të bëjnë të ndihesh rehat. Aftësia për të vlerësuar cilësitë e një personi është tepër e rëndësishmë dhe mbi të gjitha, e shëndetshme.

Këta lloj njerëzish janë shumë më të lumtur dhe të vetëdijshëm për gjërat që ndodhin në krahasim me të tjerët. Gjithashtu, ata preferojnë të qëndrojnë vetëm, më shumë sesa ta harxhojnë kohën me individë që nuk kanë tipare të përputhshme me karakterin e tyre.

Vetmitarët kanë aftësi vëzhguese, gjë që i bën ata shumë inteligjentë dhe të ndryshëm nga njerëzit e tjerë që kanë tendencën të bëjnë vetëm thashetheme.

Këto janë 6 tiparet e personalitetit të njerëzve që parapëlqejnë të qëndrojnë vetëm.

1.Ata vendosin kufij
Kufijtë e tyre mendorë janë shumë të fortë dhe ju kurrë nuk do të lejoheni t’i kaloni. Ata janë tërësisht të vetëdijshëm për atë që është e lejueshme dhe çfarë është e kufizuar. Nuk janë plotësisht të mbyllur, por as nuk do të ndajnë me ty më tepër sesa duhet. Ata besojnë se çështjet e tyre janë të tyret dhe të askujt tjetër,e nuk do t’ju mirëpresin nëse i fusni hundët më shumë seç duhet në çështjet e tyre. Sigurisht që e kuptojnë dhe respektojnë shqetësimin tuaj, por nuk duan me të vërtetë askënd tjetër në hapësirën e tyre personale.

2.Janë besnikë
Ata nuk emocionohen shumë kur vjen puna për të kaluar kohë me njerëz të huaj, sado ekstrovert që të jenë si tipa. Nuk kërkojnë shoqëri që të jenë të lumtur. Gjithsesi, nëse ju jeni një mik i tyre, ata nuk do t’ju tradhtonin apo t’ju lëndonin kurrë. Do t’ju qëndrojnë pranë në kohë të mira dhe të këqija, edhe nëse nuk ua kërkoni apo nëse nuk e prisni një gjë të tilla nga ata. Këta janë mishërim i llojit të shokëve që të gjithë duhet të dëshirojnë të kenë, dhe përfundimisht, nga ata që duhen çmuar gjithë jetën. Ata do t’ju qëndrojnë besnikë deri në fund të jetës.

3.Janë mendje-hapur
Për shkak të aftësive analizuese që zotërojnë, ata janë koshientë të faktit se çdo njeri është i ndryshëm. Kjo është arsyeja pse ata nuk do t’ju gjykojnë kurrë, pavarësisht sesa i papranuar mund të jesh ti nga shoqëria. Ky tipar është gjithashtu një pasojë e të qenit tepër inteligjent. Ata e kuptojnë se idetë dhe besimet tuaja mund të jenë të ndryshme nga ato të të tjerëve, dhe ata e respektojnë këtë. Ata gjithashtu presin të njëjtën gjë nga ju. Shoqëria i ka gjykuar mjaftueshëm, dhe ata refuzojnë t’ia kalojnë lëndimin dhe dhimbjen një personi tjetër.

4.Janë të ekuilibruar dhe të arsyeshëm
Vetmitarët zakonisht nuk përfshihen më shumë sesa duhet në një diskutim të nxehtë. Ata e urrejnë të qenit në qendër të vëmendjes, dhe gjithashtu janë shumë të qetë, preferojnë ta zgjidhin një argument me logjikë. Ata nuk drejtojnë direkt armët, por në vend të kësaj, përdorin fakte dhe të vërteta për të shpjeguar situatën apo për të gjetur një zgjidhje.

5.Janë të vetëdijshëm
Meqenëse kalojnë shumë kohë me veten, ata e njohin personalitetin e tyre më shumë sesa një njeri mesatar. Ata janë koshient të veseve që mbartin dhe i pranojnë ato. Zgjedhjet, besimet dhe motivet e tyre janë të qarta për ta. Ata i njohin pikat e tyre pozitive njëlloj si dobësitë, dhe nuk jetojnë me asnjë lloj vetëmohimi për këtë. Ata e dinë se kush janë dhe e pranojnë veten si të tillë.

6.E vlerësojnë kohën

Koha është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ata i urrejnë njerëzit që i bëjnë të presin, sepse edhe kjo është një lloj humbje kohe. Megjithatë, ata e vlerësojnë kohën e njerëzve të tjerë, dhe gjithmonë do të jenë të përpiktë dhe të përgatitur në një event të planifikuar. Kjo është një tjetër arsye e rëndësishme që shpjegon faktin pse është kaq e vështirë t’i përfshish ata në çështje apo diskutime të vogla. Investimi në situata të pakuptimta dhe të pavlera, shkon përtej kërkesave të tyre intelektuale.
 
Gjithashtu dhe un kaloj disa ore koh vetem se me plq vetmi
 
"Bie n dashuri" ne njerzit introverso dhe vdes ti ngacmoj deri sa ti njof mir...
Kan nje ndjeshmeri t jashtzakonshme
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back