Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Njerëzit pa kokë, me sytë, hundët dhe gojët e tyre në gjoks...

Hera

Έτερος εγώ
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
48,364

Njerëzit pa kokë, me sytë, hundët dhe gojët e tyre në gjoks, çudia mes trillit dhe legjendës​


Njerëzit pa kokë, me sytë, hundët dhe gojët e tyre në gjoks, çudia mes trillit dhe legjendës

Ndoshta racionaliteti ynë, e ka të pamundur të pranojë që krijesa të tilla kaq të pazakonshme kanë ekzistuar dikur, kjo prej natyrës gjithnjë e më skrupuloze të të kuptuarit në një nivel të tillë të imagjinimit dhe përfytyrimit.
Edhe pse ne jemi skeptikë, e vërteta se qenie pa kokë që kishin sy, gojë dhe hundë në gjoks, ka udhëtuar gjatë me njeriun, aq sa pararadhësit e paraardhësve tanë në pamundësi për t’i bërë qëndresë këtij normaliteti, janë detyruar t’i pranojnë, jo vetëm kaq, edhe ta jetësojnë ekzistencën e tyre me ilustrime në art.

Në pjesën lindore të Libisë, në shekullin e pestë para erës sonë, gjoja ekzistonte një fis burrash pa kokë, dhe në vend të kësaj ata kishin sy e gojë në gjoks, të paktën kështu pretendonte shkrimtari dhe historiani i famshëm grek Herodoti.

448332541_10231786013824263_2231808434116254857_n.jpg

Në fakt, Herodoti nuk është i vetmi person që pretendoi ekzistencën e këtyre krijesave, pasi shkrimtari romak (Plini Plaku) këmbënguli se ato ekzistonin dhe se ato ishin të vërteta, dhe ai i quajti (Bellympia) dhe tha se ata ishin beduinë, fisi që ishte shpërngulur në atë kohë nga Libia në Etiopi, dhe ata ishin gjithashtu të natyrës së egër dhe shumë të rrezikshëm.
Në vitin 1211 pas Krishtit, një tjetër eksplorues i quajtur, Arthur Vermes, pretendoi se kishte gjetur një fis njerëzish pa kokë me sytë, hundët dhe gojët e tyre në gjoks, që jetonin në një ishull në Etiopi.

Më shumë se 100 vite më vonë, eksploruesi John Mandeville, pohoi i kanë parë gjithashtu, dhe në shekullin e shtatë. Sir Walter Raleigh këmbënguli gjithashtu se ato ishin të vërteta dhe tha se këto krijesa kishin sy në gjoks dhe flokë të gjatë që rriteshin midis shpatullave dhe ishin të armatosur rëndë me harqe dhe shtiza, të gjitha, gjë që vërteton pretendimin e Bellinit të Plinit Plakut dhe të historianit grek Herodotit për realitetin e ekzistencës së këtij fisi krijesash të çuditshme.

448339160_10231786014504280_6176589830700371623_n.jpg


Ndoshta ajo që do të thoshte fjalën e fundit do të ishte shkenca, e cila ka heshtur, jo dhe aq duke e injoruar, se sa duke mos e konsideruar si një objekt me rëndësi për një trajtim shkencorë, duke vijuar ta lërë këtë çudi në nivel legjendash dhe trillesh, ndoshta të vizatimeve apo ilustrimeve që murgjërie, të cilët kanë bërë gjatë shumëfishimit të kopjeve të librave të përrallave dhe legjendave.

Përgatiti: Albert Vataj
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.