Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një variant i ri i koronavirusit në Afrikën e Jugut, Britania dhe Italia mbyllin kufirin për gjashtë shtete

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911

Një variant i ri i koronavirusit në Afrikën e Jugut, Britania dhe Italia mbyllin kufirin për gjashtë shtete​

Covid 19 Header 2000x769.jpg.2020 03 20 09 55 30

lg.php

Një variant tejet ngjitës i koronavirusit është përhapur në Afrikën e Jugut.

Ky variant konsiderohet se ka pësuar më së shumti mutacione, në krahasim me të gjitha variantet tjera.
Mbretëria e Bashkuar si edhe Italia kanë ndaluar udhëtimet për dhe nga gjashtë shtete afrikane.

Këto janë ditët e para të identifikimit të këtij varianti, mirëpo ka mundësi që ai të përhapet edhe më shumë.
lg.php

Menjëherë kanë lindur pyetjet se sa shpejt mund të përhapet ky variant, dhe a mund të ndikojë në sigurinë që ofrojnë vaksinat kundër koronavirusit?
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është duke monitoruar këtë variant dhe për këtë arsye do të mbajë një takim urgjent më 26 nëntor, për të diskutuar se çfarë nënkupton kjo situatë për pandeminë dhe vaksinat.

“Jemi të shqetësuar për shkak të mutacioneve dhe ndikimit që mund të ketë ai”, ka thënë Maria Van Kerkhove, zyrtare e OBSH-së, në një konferencë virtuale për media më 25 nëntor.

Çfarë dimë deri më tani?
Varianti i quajtur B.1.1.529, ka mundësi që do të marrë emër grek – sikurse variantet Alfa dhe Delta – nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ky variant është thënë se ka pësuar shumë mutacione.
Profesori, Tulio de Oliveira, drejtor në Qendrën për Përgjigje ndaj Epidemisë në Afrikën e Jugut, ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se në këtë variant ka shumë shenja të pazakonshme për mutacione dhe se ai është “shumë i ndryshëm” nga variantet tjera që kanë qarkulluar.
“Kjo është ajo që na ka befasuar neve, ka evoluim të madh dhe më shumë mutacione sesa kemi pritur”, ka thënë ai.
Profesori de Oliveira ka thënë se në këtë variant ekzistojnë rreth 50 mutacione dhe më shumë se 30 janë në proteinën e virusit, e cila është shënjestër e shumicës së vaksinave dhe konsiderohet çelës përmes së cilit virusi depërton në trupin tonë.

Një nivel i tillë i mutacioneve mund të ketë ardhur nga një pacient i vetëm që nuk ka arritur të mposhtë virusin.

Megjithatë, shumë mutacione nuk nënkuptojnë menjëherë lajm të keq.
Është e rëndësishme të kuptohet se çfarë janë duke bërë këto mutacione.

Shqetësimi kryesor tani është se virusi aktual është shumë më ndryshe nga virusi origjinal, për të cilin është raportuar fillimisht në Vuhan të Kinës.

Kjo nënkupton se vaksinat, që janë krijuar për të luftuar versionin orgjinal, mund të mos jenë edhe aq efektive.
Disa prej mutacioneve janë parë edhe në variantet tjera, çka mund të ofrojë pak informacione për rolin e këtij varianti.

Profesori, Richard Lessells nga Universiteti KwaZulu-Natal në Afrikën e Jugu, ka thënë se ka shqetësime se ky virus mund të ketë përhapje më të madhe dhe aftësi për t’u përhapur nga personi në person, por edhe të mund të arrijë në disa pjesë të sistemit tonë imunitar.

Deri më tani ka pasur shumë shembuj të varianteve që janë dukur shqetësues në fillim, mirëpo më vonë nuk kanë rezultuar të tillë.

Varianti Beta i koronavirusit është parë me shumë shqetësim në fillim, mirëpo më vonë varianti Delta është përhapur në gjithë botën.

Deri më tani janë konfirmuar 77 raste me variantin e ri në provincën Gauteng në Afrikën e Jugut, katër raste në Bostvana dhe një në Hong Kong, i cili ka mundësi të jetë i lidhur me udhëtim nga Afrika e Jugut.

Ministri i Shëndetësisë në Afrikën e Jugut, Joe Phaahla, ka thënë se në katër apo pesë ditët e fundit është rritur dukshëm numri i rasteve të infektimit.

Shifra ditore e të infektuarve në këtë vend më 26 nëntor ka qenë 2,465 në krahasim me rreth 300 javën e kaluar.

/REL
 
U ............. ktyre e kan nda mendjen ta gjysmojn popullsin
 
Qyqa me ehh medet nuk na lan te qett njerez te pashpirt
 
E mire thuj mirupafshim bebave lol po sme besove ik bej 1 analiz fertiliteti gjasht muaj mbas vaksinen ?
Gabim ke ktu te kjo e vakcinimit si thua te ben steril
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back