Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Nga rruga krijuese e shkrimtarit Sterjo Spasse (1914-1989)

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,221
Pëlqime
522
Nga prof. Nasho Jorgaqi

Rëndësia dhe vendi që zë një shkrimtar në historinë e letërsisë, varen dhe përcaktonhen nga kontributi kryesor që ai ka dhënë në zhvillimin e saj. Sterjo Spasse është një nga ata krijues, emri dhe vepra e të cilit janë të lidhura në rradhë të parë me historinë dhe fatin e romanit shqiptar, duke punuar për afro 50 vjet nnë këtë fushë shumë të rëndësishmë të letërsisë. Sterjo Spasse përfaqëson një nga krijuesit dhe anëtarët e saj kryesor. Ai është jo vetëm vazhdues i denjë i romancierve tanë pionerë të traditës, por ndër të paktët shqiptarë që e lëruan këtë gjini në mes dy luftrave, por çështë më e rëndësishme, me krijmtarinë e pas çlirimit, ai inaguroi romanin tonë të realizimit socialist, krijoi në këtë fushë një varg veprash në vlera të shquara ideo-artistike. Figura e tij bëhet e plotë, po të kemi parasysh edhe kontributin që ka dhënë si tregimtar, publicist, studiues e perkthyes. Rruga krijuese e Sterjo Spasses për të arritur në kufijtë e veprave të tij më të mira, ecja nuk ka qenë e lehtë. Ai ka bërë një rrugë të gjatë dhe jo pak zig zage në periudhën e para çlirimit, ka kapërcyer me sukses kontradiktat dhe botekuptimin të trashëguar nga e kaluara dhe me kushtet e reja social-hitorike përqafoi pa hezitim metodën e realizimit socialist. Metoda e re krijuese i hapi S.Spasses si të gjithë shkrimtarve të brezit të vetë horizonte të pakufijshme ideoartistike dhe u bë kushti themelor në krijimin e veprave të tij më të mira. S. Spasse erdhi në letërsi nga gjiri i letërsisë të shtypur e të skamur, duke jetuar me hallet e saj dhe duke i mbajtur gjithmonë të gjalla lidhjet shpirtërore me të, ai pasqyroi në krijimtarinë e tij në rradhë të parë jetën dhe aspiratat e klaasëës së vetë. Fshati dhe fshatarësia shqiptare, rruga e luftës për liri e për tokë, shndërrrimet e mëdha që kanë ndodhur në jetën e saj, kanë gjetur në veprat e S. Spasse një shprehje të gjerë e të fuqishme, që e bëjnë ata një nga këngëtarët më me zë të fshatit. S. Spasse lindi në Gllomboç, një fshat buzë liqënit të Prespës më 14 gusht 1914, biri i një familjeje të varfër fshatre, ai provoi qysh i vogël shtypjen e shfrytëzimin,, përbuzjen dhe punën e rëndë. Në fshat ndoqi mësimet e para dhe pastaj në Korçë kreu shkollën plotore, duke punuar ndërkaq për të nxjerrë bukën e gojës, herë në vendlindje nëpër tokat e Bejlerëve, herë në qytet si shërbëtorë. Më vonë me ndihmën e mësuesve patriot, ai mundi të ndjek shkollën normale të Elbasanit. Në këtë vatër me tradita, normalisti i ri , u aktivizua në jetën kulturale artistike të rinisë shkollore. Bëhet një nga redaktorët e revistës pedagogjiike letrare “Normaliisti”, bashkëpunon me shtypin e kohës, hedh hapat e para në fushën e letërsisë. Të kësaj kohe janë disa tregime të botuar në gazetat “Shqipëria e re”, “Zëri i Korçës”, “Monografia”, “Prespa e Vogël”, etj… . Në 1932 kryen normalen edhe punon si mësues fshati në krahinën e Gjirokastrës e të Korçës. Duke jetuar e punuar në mes fshatrve, mësuesi i ri njihet më thellë me hallet e aspiratat e tyre, mbruhet me ndjenjën e pakënaqësisë, rreh të kërkojë shtigje për të dalë nga gjendja e rëndë e kohës, por duke mos pasur një botëkuptim të qartë e të qëndrueshëm bie në dëshpërim. Pasqyrë e kësaj gjendje shpirtërore të inteligjencës shqiptare të kohës është romani “Pse?!”, janë tregimet që botoi në fillim të viteve 30 në përmbledhjet “Kurorë rinie” dhe “Në krahët e një femre”. Me gjalllërimin e jetës shoqërore në qytetin e Korçës dhe sidomos me aktivizimin e lëvizjes punëtore dhe përhapjen e ideve komuniste, S. Spasse afrohet dhe bashkëpunon me shtypin dmeokratik e përparimtar, si me revistat “Rilindja” dhe “Bota e Re”. Edhe pse më vonë shkrimtari i ri shërben si mësues në qytet ai nuk ndalet nga fshati, mban lidhje të gjithanshme me bashkfshatër dhe vendlindjen. Tek ai lë përshtypje të thella revolta e goricarve kundër dhunës së bejlerëve dhe qeveritarve. Pikërisht në këtë kohë ai njihet me militanin komunist Ali Kelmendi, i cili përmes bisedave përçon tek shkrimtari idetë revulucionare të kohës, që do t’i shërbejnë si bazë mbi një orientim më të shëndoshë të krijimtarisë së tij. Në ndikimin e këtyre ideve, ai do të çlirohet nga njihilizmi i shprehur në romanin “Pse” dhe do të bënte përpjekje për një qendrim më të thellë kritiikë ndaj realitetit, duke vënë në qendër të veprës probleme sociale të fshatit shqiptar. Më vonë, nga fundi i viteve 30, i shtyr nga idetë revulucionare të kohës, do të nis të shkruaj, kapitujt e parë e romanit “Beu”, që u bë pikënisje e romanit të ardhshëm “Ata nuk ishin vetëm. Luftën nacional çlirimtare, shkrimtari e simpatizoi dhe 3 muajt e fundit të pushtimit, jetoi me partizanët e Divizionit I-S.

Në malësitë e Tiranës ku mundi të njihej siç shkruan dhe vetë “Me madhërinë e epopesë së luftës nacional çlirimtare.” Po në këtë kohë, ai merr pjesë në kongresin e arsimtarëve antifashist që u mblodh në Korçë dhe zgjidhet anëtar i Këshillit të përgjithshëm. Menjëherë pas çlirimit, S. Spasse vihet në radhët e luftës për ngritjen e kulturës së re, punon me mish e me shpirt për zbatimin e reformës arsimore, si autor tekstesh e programesh, si mësues dhe edukator shembullor i brezit të ri. Me çlirimin e atdheut nis një periudhë e re në jetën e shkrimtarit, periudha më e rëndësishme në krijimtarinë e tij. Kjo është epoka e partisë, kur Sterjo Spasse duke përvetësuar botëkuptimin marksist Leninist e duke u vënë i tëri në shërbim të kauzës së socializmit krijon veprat të Shqipërise Socialiste. Më 1947 shkruan romanin “Ata nuk ishin vetem “, romani ynë i parë i letërsisë së re, që u botua më 1952. Me këtë vepër të rëndësishme ,hapet vargu i romaneve që do të dalin pastaj si “ Afërdita përsëri në fshat (1956-1967) “Buzë liqenit (1961-1965) “Zjarre”(1979) “Zgjimi” (1974) “Pishtarët (1975),vëllimeve me tregime “Të fala nga fshati” (1958 “Sokoleshat” (1966) pa përmendur përshkrimet e reportazhet, antologjitë e tekstet shkollore të letërsisë, studimet e përkthimet. Sterjo Spasse është një nga shkrimtarët e parë të lauruar , me çmimin e Republikes. Ai është zgjedhur në organet drejtuese të lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve, dhe njihet si aktivitet i shquar shoqëror.Disa nga veprat e tij janë perkthyer në shumë gjuhë të huaja.

Krijimtaria e gjerë dhe e pasur e Sterjo Spasses përfshin një kohë të gjatë, plot gjysmë shekulli, po të kemi parasysh që ai nis te debutojë në letërsi nga fundi i viteve 20. Në pranga të clirimit, ai ishte një shkrimtar i njohur, që kish botuar dy romane e disa vëllimeve me tregime. Këto dhe një varg shkrimesh të tjera me karakter të ndryshëm përbëjne gjithë bilancin e punës së tij letrare të paraclirimit .Kjo është periudha e parë e krijimtarisë së tij, që po të krahasojmë, me veprën e begatë që krijoi në vitet e pushtetit popullor,mund ta quajme vetëm një hyrje të denjë në letërsi të shkrimtarit. Themi kështu, sepse veprimtaria letrare e pasçlirimit është jo vetëm më e pasur, po vlerat e saj ideo-artistike e kapërcejnë shumë herë atë çka krijoi në periudhen e parë .Por megjithatë figura e Sterjo Spasses si shkrimtar nuk mund te kuptohet e aq me tepër te studiohet, pa njohur dhe vlerësuar drejtë trashëgiminë letrare të paraclirimit .Vepra e tij e kësaj periudhe paraqitet në vija te përgjithshme pozitive, me thelb të shëndoshë, e përshkruar në tërësi nga fryma demokratike, me prirje realiste e me nota kritike. Të gjitha këto e radhisin Sterjo Spassen në mes shkrimtarëve përparimtarë të kohës,në krahun e asaj letërsie që u vu në shërbim të interesave të popullit dhe u bë zëdhënëse dhe pasqyruese e jetës së tij. Biografia e Sterjo Spassses si shkrimtar nis nga fundi i viteve 20 e sidomos nga filllimi i viteve 30, në një nga fazat më të errëta e më të rënda të historisë se popullit tonë. Është koha kur kish triumfiuar reaksioni feubo-borgjez dhe regjimi zogist kish marrë masa per t’i vënë fre çdo përparimi shoqëror. Shtypja e shfrytëzimi i popullit, papunësia e plagët e panumërta shoqërore, traktatet skllavëruese me Italinë fashiste, politika antikombëtare e “dyerve të hapura” po në të njëjtën kohë revolta e pakënaqësia e masave, grevat e demonstratat, përhapja e ideve komuniste dhe organizimi i lëvizjes punëtore –ja tabloja e përgjitshme e shoqërisë shqiptare të kohës.

Një luftë e ashpër ideologjike u zhvillua gjatë këtyre viteve. Forcat përparimtare, u ndeshën në forma të ndryshme me ideologjine zyrtare , me teoritë fashiste e idealiste, me kozmopolitizmin e klerikalizmin , të përfaqësuar nga reparti i zi i letrarëve katolikë, me përpjekjet djallëzore për të krijuar teori pseudoshqiptare. Intelektualët përparimtarë të frymëzuar nga ide demokratike, të ndikuar nga lëvizja punëtore, u angazhuan në këtë luftë, luftuan me guxm kundër ideologjisë sunduese dhe u përpoqën të perhapin të vërtetën.Tribunë e ideve përparimtare e revolucionare u bënë organet “Bota e Re” “ABC” “Rilindja” ,etj. Një kontribut të cmuar në këtë luftë, me rëndësi historike e dha dhe letërsia përparimtare, e cila duke ecur në rrugën e rilindasve, e duke e lidhur me kohën e saj, trajtoi një problematikë të gjerë shoqërore, pasqyroi mjerimin dhe revoltën e popullit , iu kundërvu letërsisë borgjeze klerikale. Kjo e fundit, që përfaqësonte intersat e klasave sunduese është një letërsi jashtë kohës dhe larg interesave kombëtare, ajo hymnizonte patriarkalizmin ,poetizonte e realizonte jetën e vogël e boshe të feudoborgjezisë, përhapte izma te letërsise dekadente, përpiqej të mashtronte e të rekrutonte antishqiptare e antipopullore .Në vitet 30 ,letërsisë sonë përparimtarë i erdhën forca të reja krijuese. Hyri në letërsi plejada e letrarëve të rinj, me në krye Migjenin, që u bë shprehëse e ideve revolucionare. Ajo luftoi të lidhet me jetën e popullit të zbatojë në krijimtarinë artistike principet e pasqyrimit realist. Vepra e Sterjo Spasses është pjesë përbërëse e këtyre përpjekëve që u bënë aso kohe. Letërsia jonë përparimtare e paraqiti realitetin feudo-borgjez në forma të ndryshme, duke u munduar të kap thelbin e fenomoneve sociale. Natyrisht, ky qe një process i vështirë e i ndërlikuar, po të kemi parasysh detyrat e mëdha që i duhesh të perballonte, faktin që pjesa më e madhe e letrarëve qenë të rinj (pasi shkrimtarë të njohur si A.Z.Cajupi vdisnin në mërgim ose N.Mjeda e F.Noli pothuajse qenë tërhequr nga letërsia), që vetë letërsia përparimtare ishte në kërkim të rrugëve e drejtimeve letrare. Mjaft nga autorët e saj të talentuar nuk kishin botëkuptim të qartë ose ishin në formim e sipër të botëkuptimit shkencor, në një kohë kur dhe vetë lëvizja revolucionare kish kufizimet dhe fobësitë e veta. Duke qenë në konflikt me realitetin shoqëror, duke e kritikuar ose mohuar atë, ato ishin në kërkim të idealit që do të mishëronte ëndrrat e shpresat e tyre e aspiratat për një jetë më të mirë. Nga kjo pikëpamje, në rrethet e intelektualëve në përgjithësi dhe ato letratë në veçanti kishte paqartësi dhe pështjellime ideore. Pakënaqësia dhe revolta ndaj realitetit të padrejtë shprehej herë në formën e një romantike pesimiste, që kalonte deri në nihilizëm, herë të një ideali utopik, që nuk gjente zbatim në realitetin social historik, herë një qëndrimi kritik ndaj gjendjes ekzistuese. Duke mos pasur një botëkuptim të formuar, aq më tepër një botëkuptim materialist, mjaft nga shkrimtarët shpesh nuk ishin në gjendje të gjykonin drejt mbi jetën dhe shoqërinë, të vlerësonin saktë fenomenet e problemet e mëdha të kohës, të gjenin rrugën e vërtetë të shpëtimit. Prej këtyre vinin pastaj kontradiktat e lëkundjet, dëshpërimi e utopizmi. Pjellë e kësaj atmosphere, e kësaj gjendjeje plot kontraste, me drita e me hije paraqitet dhe krijimtaria e Sterjo Spasses në këtë kohë. Ajo ka kaluar nëpër një rrugë jot ë sheshtë, me zigzage e kontradikta, e prehur pjesërisht nga pesimizmi dhe nihilizmi, por pavarësisht nga këto, thelbi shoqëror i veprës së tij ka qenë pozitiv, ai është në konflikt dhe në opozitë me realitetin social. Në krye ai ishte në kërkim të vetvetes, të temave, kërkon një ideal shoqëror, po megjithë pohimin e talentit, ai vërtitet në rrethin e ngushtë të temave të vogla, evokon një frymë sentimentale – romantizante, duke qenë larg pasqyrimit të fenomeneve kryesore të jetës. Këto duken në krijimet e fazës së hershme, në dy përmbledhjet e para me tregime. Më vonë, shkrimtari i ri futet më shumë në hjetë, lidhet me realitetin bashkëkohor, përqafon ide nga mendimi përparimtar i kohës, prek disa nga plagët shoqërore, mban qëndrim kritik ndaj dukurive negative, përpiqet të përvetësojë principet e pasqyrimit realist të jetës. Dëshmi për këtë janë tregimet e fejtonet më të mira të periudhës së paraçlirimit dhe romanet “Afërdita” dhe “Pse?!”.

Në veprat e veta të paraçlirimit Sterjo Spasse do të jepte herë në mënyrë të qartë e të drejtpërdrejtë, herë në mënyrë alegorike e të mjegullt pamje të realitetit feudo-borgjez, gjendjen e fshatit shqiptar, varfërinë e pakënaqësinë e bashkëfshatarëve të tij, shqetësimet dhe hallakatjet e inteligjencës, ato forma passive që mori protesta e saj; ai do të pasqyronte kërkimet për rrugëdalje nga jeta e padrejtë dhe plot amulli. Të gjitha këto do t’i gjejmë në prozën e gjatë, në romanet e Spasses, por dhe në prozën e shkurtër të tij.

Proza e shkurtër e S.Spasses përbëhët nga skica, fejtone, proza alegorike dhe tregime. Pjesën më të mirë ai e botoi në përmbledhjet “Kurorë rinije” (1934) dhe “Në krahët e një femre” (1934) e sidomos në vëllimin “Nusja pa duvak” (1944), kurse të tjerat gjenden të shpërndara në shtypin e kohës.

Proza e shkurtër na jep faqe me vlerë dhe aspekte interesante nga krijimtaria e shkrimtarit tonë.

Në përgjithësi me prozën e viteve 30 do të vëmë re të lëvrohen llojet e saj të shkurtra. Kjo ndodhi, jo vetëm nga fakti që proza artistike tek ne ishte e re dhe autorët kishin një përvojë të pamjaftueshme në këtë gjini, por edhe sepse proza e shkurtër u përgjigjej flakë për flakë synimeve që vinte përpara letërisa përparimtare për t’u lidhur me problemet aktuale dhe jetën bashkëkohore. Letrarët me këto llioj shkrimesh jepnin kontributin e tyre në zgjidhjen e çështjeve të ditës, në demaskimin e stigmatizimin e fenomeneve negative përçonin tek lexuesit idetë e reja, i jepnin fjalës një ngarkesë të caktuar ideoemocionale. Këto i vinin në ndihmë forcave progresiste të kohës dhe përbënin atë lloj letërsie që Gorki e quante “letërsia e jonë militante”.

Proza e shkurtër njohu disa forma dhe lloje, nga skica e vizatimi, portreti dhe proza alegorike deri te pamfleti, fejtoni dhe tregimi. Këto zakonisht kanë në themel ndodhi të jetës, figura njerëzish të thjeshtë, u bëhet jehonë ideve demokratike, pakënaqësisë së popullit, pikëzohen çaste me karakter politik, filozofik, meditative e lirik. Proza të këtij lloji lëruan Migjeni e N.Bulka, Q.Stafa e A.Varfi. Një kontribut në këtë fushë dha dhe Sterjo Spasse me fejtonet ose prozat alegorike dhe tregimet. Në një varg fejtonesh, ai përmes gjuhës së Ezopit, herë me anë personazhesh të çmendur, të figurës së “mbinjeriut” apo përbindëshit, herë në trajtë monologue ose dialogu imagjinar shtron në mënyrë të tërthortë problem politike e shoqërore të kohës, ironizon e satirizon apsekte të botëkuptimit e të moralit zyrtar. Kështu, në fejtonin “Bota u çthur!” nëpërmjet pohimeve të “një të çmenduri” shpallen mendime të guximshme. Heroi alegorik bëhet zëdhënës i pakënaqësisë dhe aspiratave, ndonëse të paqarta të inteligjencës përparimtare. Ai thirret i dëshpëruar: “Të rrosh, po , pot ë rrosh, si me forcë mbinjerëzore, gjerësa të krijohet një jetë e re me njerëz të rinj! Pra, jeto, jeto dhe puno për idealin e caktuar!”

Shkrimtari konstaton me hidhërim të thellë se shoqëria e kohës i merr nëpër këmbë e i tall derisa i çmend njerëzit me vlerë. Dhe kjo ndodh, sipas arsyetimit të tij, sepse kudo sundojnë të liqtë, të cilët me ndihmën e fesë shtypin popullin dhe prishin çdo gjë të mirë (“Nga ditari i një të çmenduri”).

Në panfletin “Skandal, jo aspak!” ku shtjellohet një episod prekës marrë nga jeta bashkëkohore, i çirret maska të ashtuquajturit moral të klasave sunduese, jepet të kuptohet se gjithë korrupsioni është pjellë e rendit në fuqi.

Autori në ndonjë prej panfletëve si te “Nga shënimet e një Dhiogjeni të ri” arrin të kritikojë ashpër ,me adresë të qartë sociale. Ai shkruan: “Të mos merremi me gjëra të kota, të mos shtrembërojmë të vërtetën, … të vëmë gishtin në plagë… A nuk është më mirë dhe shumë e arsyeshme në vend të: “si je”, t’i themi gazetarit: “A gënjen shumë? Fajdexhiut: A rrëmben shumë faiz? Nëpunësit: A merr shumë rryshfet? Katundarit: A ke shumë halle?”

Egoizmi, cinizmi, makutëria për t’u pasuruar, këto janë diviza e familjes borgjeze (“Allilluia, allilluia, allilluia”).

Në disa panflete të tjera, autori dënon hipokrizinë shoqërore (“Dy të vdekur”), kozmopolitizmin e atyre intelektualëve, që pa i njohur vlerat e bukuritë e atdheut, ngrejnë në qiell vendet e huaja. Nëpërmjet një alegorie realiste në disa proza të shkurtra si “ Zëri i zemrës së trëndafilit”, “Ankimi i lumit” etj, zbulon gjendjen e mjeruar të popullit dhe tiraninë e sundimtarëve.

Edhe pse e mbivlerëson ndonjëherë rolin e artistit, ai kërkon prej tij, që në çastet e vështira që kalon kombi t’i shërbejë popullit besnikërisht (“Pellgu”, “Ajka e botës”).

Një kapitull të rëndësishëm në krijimtarinë e paraçlirimit të Sterjo Spasses përbëjnë tregimet. Ndryshe nga romanet, ku ai rreh të japë tablo të gjera të jetës, në tregimet zakonisht ai shtjellon ndodhi të ndryshme, vizaton ambiente, përpiqet të depërtojë në botën e brendshme të njerëzve.

Emëruesi i përbashkët i tematikës së tregimeve të Sterjo Spasses është jeta e rëndë e popullit, hallet e shumta trazuar me gazet e pakta, plagët sociale që i kanë hapur klasat sunduese të shoqërisë shqiptare të kohës. Duke qenë vetë një intelektual i thjeshtë i ardhur nga gjiri i fshatarësisë së varfër, autori do t’i kushtojë vëmendje të veçantë jetës plot vuajtje të fshatarëve dhe shqetësimeve e përpjekjeve të inteligjencës përparimtare.

Kredua e mendimeve të shëndosha, që përshkojnë tregimet e tij më të mira, na zbulohet në figurën e profitit në tregimin omonim, ku ai ngrihet kundër padrejtësive të shoqërise dhe merr në mbrojtje njerëzit që vuajnë e shtypen. Mjaft kuptimplotë në këtë vështrim na duket tregimi “Babai”, një nga krijimet më realiste të Sterjo Spasses pas luftës. Ngjarja është fare e thjeshtë: Një fshatar shkon përmes borës e furtunës në qytet me gomarin ngarkuar për të shitur dru e për t’i blerë bukë familjes së uritur. Sa dhimbje e vërtetësi ka ky tregim! Ai të kujton vetë jetën e autorit që kur ishte fëmijë shkonte nga fshati në Korçë të shiste dru. Po kaq i ndjerë e realist është dhe tregimi “Malësori i vogël”, i cili edhe ky nga elementët e autobiografikë që ka, na bën të mendojmë për fëmininë e vështirë të shkrimtarit. Marku, një malësor i vogël e i varfër lufton çdo ditë me urinë dhe vështirësitë e natyrës për të shkuar në shkollë.

Një vend të veçantë në veprat e Sterjo Spasses zë figura e mësuesit të fshatit. Ai do të shkruajë dy romane, kusntuar kryesisht punës e përpjekjeve fisnike të mësuesve, po tregime me këtë temë ai do të trajtojë gjithnjë. Mjaft interes paraqet tregimi “Mësuesi” ku vihen në contrast sakrificat dhe jeta plot mundime e një mësuesi fshati me trajtimin e keq që i bëhet nga qeveritarët anadollakë.

S.Spasse do të pasqyrojë disa nga plagët shoqërore të fshatit shqiptar, sidomos kurbetin, pasojat e rënda dhe dramat e jetës e moralit patriarchal, zakonet e këqija etj. Heronjtë e personazhet e tregimeve me këtë tematikë janë njerëz të thjeshtë, zakonisht fshatarë e fshatare, që bien viktimë e kushteve të rënda sociale, e moralit patriarchal, e atmosferës mbytëse të shoqërisë së kohës. Me këtë temë autori do të shkrujë tregimet e para si “Dashuri pa fat”, “A do ta shof?” apo tregimet e mëvonshme “I mërguemi” etj. Një pjesë e mirë e tyre do t’i kushtohen problemeve martesore të fshatit patriarkal, ku do të dënohet poligamia, martesa me para, martesa e të miturve. Duke e njohur mirë këtë temë, ai do të trajtojë me frymë të theksuar realiste me nota kritike dhe këto janë tregimet më të realizuar nga ana artistike. Këtu hyjnë “Nusja”, “Shemra”, “Te korijëza” e sidomos “Nusja pa duvak” që na duket më i mirë në mes tyre. Në këtë tregim goditet e stigmatizohet një nga zakonet barbare, anadollake, i sjellë në Shqipëri nga pushtuesit turq e që ëhshtë krejt i huaj për natyrën e karakterin e popullit tonë. Në të na përshkruhet martesa e Ahmetit që merr për grua Zenepen, gruan e xhaxhait të vdekur. Ky zakon vepron në shtëpinë e Ymer Agait, një feudali të vogël fshati dhe kjo gjë nga autori nuk është bërë pa qëllim. Tregimi zbulon para lexuesit dramën e thellë që kalojnë heronjtë njerezorë, të përfaqësuar nga agai dhe hoxha i fshatit. Me vërtetësi bindëse, duke hapur thelbin social të problemit, me detaje të goditura, duke iu përmbajtur rrethanave të ambientit e të kohës, autori ka krijuar karaktere plot jetë që veprojnë të gjallë para lexuesit.

E kemi thënë dhe më lart se profili kryesor i Sterjo Spasses si shkrimtar, është ai i romancierit. Në vitin 1935 ai do të botojë romanin e tij të parë “Pse?!” me të cilin do të manifestohen disa nga cilësitë e talentit të vet në këtë gjini të vështirë. Vepra natyrisht, për mjaft arsye është komplekse, me vlera të pabarabarta, kontradiktore, por edhe pse e tillë, si çdo të argumentojmë më poshtë, ajo i takon letërsisë realiste të viteve 30 sepse siç e karakterizon Dh.S.Shuteriqi, megjithëse përfundonte në pesimizëm e nihilizëm është një akuzë kundër shoqërisë, që i bënte njerëzit të humbnin ëndrrat dhe shpresat më të bukura të tyre”.

Romani “Pse?!” trajton një temë shoqërore dhe përfshin në fokusin e vet disa nga problemt dhe shqetësimet që iu desh të përballojë opinioni shqiptar e sidomos inteligjencën përparimtare në vitet ’30. Trajtimi dhe zgjidhja e çështjeve dhe konflikteve shoqërore në përmasat e një romani nuk ishte gjë e lehtë, po të marrim parasysh faktin që çensura qëndronte si shpata e Demokleut dhe presioni i ideologjisë feudo-borgjeze ishte i përditshëm.

Vështirësitë shtoheshin akoma më tepër po të kujtojmë se autori i ri ishte i papërgatitur e idoeologjikisht dhe personaliteti i tij qe në formim e sipër.

Veç këtyre, romani u shkrua dy vjetët e para të viteve ’30, kur lëvizja demokratike e revolucionare në Shqipëri nuk kishte marrë ato forma, siç morri më vonë me aktivizimin e grupeve komuniste. Drejtimi realist kritik në letërsi ishte ende i dobët. Duhej edhe pak kohë që të afirmohej brezi letrar i viteve ’30 me Migjenin në krye. Akoma s’ kishte filluar të botohej revista “Bota e Re” që grumbulloi rreth vetes forcat letrare përparimtare dhe botoi disa artikuj me karakter programatik mbi artin realist. Të gjitha këto tregojnë se kjo ishte një fazë tranzitore-pregatitore për lëvizjen dhe letërsinë përparimtare. Pasqyrë e pjesëshme e kësaj gjendje është edhe romani “Pse”?!.

Merita kryesore e autorit qëndron në rradhë të parë që u përpoq të trajtonte një temë shoqërore e për më tepër t’i vendoste ngjarjet në kohën e tij. Këto ai i bëri sidomos ndonëse në mënyrë konfuze duke u munduar t’i shoqërojë me ide pozitive dhe të godasë e të demaskojë disa anë të realitetit feudo-borgjez. Por prapë nuk arriti ta shprehë qartë dhe në një plan social qëndresën ndaj rendit në fuqi, nuk i dha konfliktit të heroit me shoqërinë dhe dramave të veta një zgjidhje të drejtë dhe reale.Veprën dhe heroin e karakterizoi pesimizmi e nihilizmi, formë kjo e një rezistence pasive, e një pjese të inteligjencës mikroborgjeze.

Në vitin 1935 – shkruan vetë autori – kur isha akoma i ri botova romanin tim të parë “Pse?!”. Në të unë u përpoqa të pasqyroj atë kaos që kish pushtuar një pjesë të rinisë intelektuale, që kish humbur shpresën dhe besimin në një të ardhme më të mirë: Heroit tim kryesor jeta i dukej aq e errët sa që kjo e çoi në urrejtje ndaj gjithë njerëzimit. Ai nuk vuri re disa anë pozitive të jetës dhe arrin deri në nihilizëm duke mos u përpjekur të fillojë luftën kundër rrethit feudo-borgjez, i cili e çoi atë deri në një fund tragjik.

Subjekti i romanit është fare i thjeshtë: Gjon Zaveri, një i ri me prejardhje fshatare, i zgjuar e simpatik pasi mbaron shkollën, kthehet në fshatin e lindjes. Traditat patriarkale e kanë fejuar sipas zakonit me Afërditën dhe ai pas lëkundjesh e hezitimesh, pranon të martohet dhe pastaj nga dëshpërimi vret veten. Gjon Zaveri le prapa një ditar, dhe ky përbën gjithë romanin. Në ditar, ku vendin kryesor e zenë meditimet e filozofimet e shumë më pak veprimi heroi jep mendime mbi probleme shoqërore të kohës dhe dështon rreth temave të përjetshme që kanë të bëjnë me jetën, dashurinë dhe vdekjen. Tipari i përgjithshëm që karakterizon mendimet e Gjon Zaverit është mohimi, mohimi i çdo gjëje, mohimi i zakoneve e normave patriarkale, i realitetit bashkëkohor deri i vetë jetës. Ai është konfuz dhe nuk ka asnjë ideal pozitiv, revolta e tij është anarkiste pa asnjë drejtim. Në disa nga mendimet e Gjon Zaverit gjëja më e shëndoshë është kritika, disa herë e ashpër që ai i drejton shoqërinë, fenomenet negative në jetën shqiptare të atëhershme, koncepteve patriarkale e disa herë feudo-borgjeze.

Përqafimi i shpejtë dhe pa lëkundje i metodës së realizmit socialist, drejtimi gjithnjë i shëndoshë dhe ngritja në një shkallë të lartë ideo-artistike e krijimtarisë së shkrimitarit tonë duhet kërkuar edhe në këtë të kaluar letrare pozitive. Veprat më të mira të pasçlirimit dëshmojnë se sa përpara ka ecur autori i “Pse-së?!” dhe i “Afërditës” në rrugën e formimit të tij ideo-artistik dhe të pjekurisë artistike.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back