- Regjistruar më
- Shtator 2, 2020
- Mesazhe
- 7,207
- Pëlqime
- 5,521
Hapur
Nga nesër fillon vaksinimi ndaj COVID-19 në Britaninë e Madhe, qytetarët do të pajisen me kartë specifike
Publikuar: 2020-12-07 3:40 pm
Britania e Madhe nga nesër fillon vaksinimin ndaj COVID-19. Pas aprovimit të vaksinës së Pfizer, Britania e Madhe nga e marta do të vaksinojë kategori të caktuara teksa parashikohet që deri në fund të dhjetorit të administrojë rreth 4 milionë doza të vaksinës.
Në politikën britanike ka ende debat për vaksinën ndaj COVID-19 dhe mënyrën se si do administrohet ajo, teksa Shërbimi Shëndetësor Kombëtar ka nxjerrë një ‘kartë imuniteti’ me të cilën do të pajisen të gjithë qytetarë që e kryejnë vaksinën ndaj COVID-19 dhe madje paralajmërohet që ajo të mbahet në xhep në çdo rast.
Pritet që vaksinën të parët ta kryejnë grupet e riskuar, si stafet shëndetësore, mësuesit, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Prioritet ditën e nesërme do kenë të moshuarit mbi 80 vjeç dhe ata që jetojnë e punojnë në azilet e të moshuarve.
www.hapur.al