Pas fitores 1-0 ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”, kombetarja shqiptare u nis drejt Skocisë ku po vijon përgatitjet për sfidën e radhës e vlefshme për Ligën e Kombeve, që do të luhet të hënën në Glasgou, në orën 20:45.
Nga raportimet e fundit, mësohet se trajneri Panuçi do bëjë disa ndryshime në formacion.
Duke qenë se Veseli mund të mos jetë gati, për shkak të një lëndimi që pati gjatë ndeshjes me Izraelin, vendin e tij pritet ta marrë Herdi Prenga.
Sakaq në stol mund të ulet edhe Memushaj për t’i lënë vendin Ergys Kaçes, ndërsa në sulm kësaj here do jetë Bekim Balaj që i zë vendin Sidrit Gurit.
Ja si pritet të jetë formacioni: Strakosha, Binaku, Prenga, Gjimshiti, Hysaj, Xhaka, Basha, Kaçe, Gavazaj, Hyka, Balaj.
The post Nesër përballë Skocisë, Panuçi bën disa ndryshime në formacion appeared first on Lajmi i Fundit.