Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Nëse zemra jote do shkruante një letër anonime dashurie… çfarë do të thoshte?

Mignonne

S.E.N.T.??
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gusht 8, 2020
Mesazhe
63,304
Pëlqime
36,427
Nëse do të zhvesheshim nga krenaria, frika, dhe fjalët e pashprehura… çfarë do të thoshte zemra jote në një letër që kurrë nuk do të dërgohej?
A ka dikush që ende rreh brenda teje, edhe pse nuk është më pranë?

A është kjo një rrëfim ndjenjash të pathëna, një ndjesë e vonuar, apo thjesht një “të dua” që nuk gjeti kurrë zë?

Shkruani letrën tuaj të zemrës – anonime ose jo – dhe ndoshta aty, mes fjalëve tuaja, dikush tjetër do ta gjejë edhe zemrën e vet.
 
Shume e guximshme .. A thua do e bej ndonje?

ps . une do ta bej ndoshta me vone .. por do ia dedikoj vetes 🙈 te shoh sa do ia arrij ..
 
Dikur mendova se disa ndjenja nuk zbehen kurrë. Se disa njerëz, sado që koha të kalojë, mbesin po aty, në një cep të shpirtit. Por ja ku jam sot ..duke të shkruar jo nga malli, as nga dhimbja… por nga një qetësi që vjen vetëm kur kupton se gjithçka ka marrë fund përfundimisht.Ti ishe një pjesë e madhe e zemrës sime. Një ndjenjë që më bëri të besoj në gjëra që kurrë më parë s’i kisha ndjerë. Një dashuri që më dogji e më rriti njëkohësisht. Por edhe dashuritë më të mëdha ndonjëherë zbehen… nganjëherë nga koha, ndonjëherë nga ne vetë. Nuk ndjej më asgjë. Jo nga urrejtja, por nga e vërteta ,se ka kohë që gjithçka ka ikur. Ndjenjat, kujtimet, edhe mungesa jote. Tashmë je një faqe e lexuar shumë herë, e cila tani qëndron e mbyllur.Nuk e di çfarë jete po bën, dhe ndoshta as nuk dua ta di. Nuk më djeg më ideja e “çfarë mund të ishim”. Sepse s’jemi më asgjë, dhe kjo është në rregull,cdo gje eshte ne rregull tanimë😀.Faleminderit qe ishe dhe faleminderit qe sje më..
 
Ti do të kthehesh përsëri, dhe kur të ndodhi, do të jetë si të gjej diçka që kurrë nuk ishte humbur, vetëm që kishte pasur nevojë për më shumë kohë për t’u rikthyer në formën e saj më të pastër. Kjo ndjenjë do të jetë shenjë e një udhëtimi që ka pasur nevojë për të kaluar, për të u kthyer tek vetvetja, për të zbuluar çfarë vërtet ka rëndësi. Dhe do të ketë më shumë dashuri, më shumë mundësi, dhe ndoshta një fillim tjetër që e bën gjithçka të duket e mundur….
 
Ehhh @Mignonne sa thellë hyra këtë herë , por zgjidhja ndonjëherë është të bërtasësh dhe pse askush nuk dëgjon ..
Po e ndaj me ty 🤗

E dashur unë,
Sot dua të të shkruaj pa frikë, pa filtra, pa asnjë “duhet” mbi supe. Dua të të flas ashtu siç ndoshta s’kam ditur kurrë më parë: me butësi, me të vërtetë, me gjithë dashurinë që të kam mohuar ndër vite.
Ti ke qenë gjithmonë një vajzë çapkëne, me buzëqeshje që ndriçonte dhoma. Pastaj ndodhi ajo humbje që ta ndali kohën. Një plagë që s’u mbyll kurrë, një boshllëk që s’u mbush me asgjë. Aty nisi rënia. Nuk ishte thjesht dhimbje - ishte rrënim. E humbe një pjesë të vetes, dhe për vite me radhë e mbajte buzëqeshjen të fshehur, si një kujtim që nuk guxoje ta prekje më. Por ja, pas gjithë asaj kohe, dikush u shfaq. Një njeri që nuk të kërkoi të jesh ndryshe. Ai të pa ashtu siç je. Dhe ti e rigjete buzëqeshjen. Jo si më parë, por më të thellë. Më të vërtetë. Ai po të ndihmon ta shohësh veten me sytë që ke merituar gjithmonë :- sytë e dashurisë, mirëkuptimit, dritës.
Ti ishe princesha e babit. Ai të mbante lart, sa herë bota dukej shumë e madhe për ty. Dhe tani që ai s’është më, ndonjëherë ndihesh vetëm me kurorën tënde. Kurora që duket e rëndë pa krahet e tij. Por ti ke mësuar ta mbash vetë. Edhe kur të dridhen gjunjët. Edhe kur mungesa e tij të kafshon shpirtin.
E di, shpeshherë nuk e njeh më veten në pasqyrë. Shikon një vajzë me sy të lodhur, me ngarkesa në zemër, dhe s’e lidh dot me atë vajzën e dikurshme. Por unë e di që ajo vajzë është ende aty. Vajza që tani vetja i duket e bukur, më e vërtetë se kurrë. Vajza e vogël që nuk është rritur kurrë plotësisht, që rri fshehur pas frikave, pas buzëqeshjeve të lodhura, pas natave kur mendimet nuk të lënë të flesh.
Më fal që s’të dua aq sa e meriton… por po mundohem. Çdo ditë, pak nga pak, po mësoj të të dua më shumë. Po mësoj të të zgjedh ty. Po mësoj të të shoh siç të sheh ai që të do me sy të pastër. Siç të shikonte babi. Siç të shikon zemra jote kur nuk i zë vendi frika.

Të premtoj se nuk do të lë më vetëm. As në ditët më të errëta, as kur të mos më pëlqesh, as kur të jetë më e lehtë të të braktis. Do të jem aty. Do të jem gjithmonë me ty.

Mos harro kurrë… kurora mund të jetë e rëndë, por ti ke lindur për ta mbajtur.

Me gjithë dashurinë që ke merituar gjithmonë,

Unë.
 
Prekese 🤗🤗
 
Edhe unë s'e kam më babin dhe atë boshllëk që ka lënë ai te unë....s'e zëvendëson dot asgjë/askush.😔💔 Buzëqesh e mos u trishto, ai do donte të të shikonte përherë vetëm të qeshur. 🤗🤗😘
Je shumë e mirë 🤗
Është e vështirë , me kohën do mësohem . ❤️
 
Sa teme e bukur

Shkurt e qart

Djale i dashur!
"Me ka marr malli per zerin tend".
Jeton ende tek une ...koha nuk te zbehu ,me teper te gdhendi ne zemren time . Tani ashtu i gdhendur do te fsheh ne skutat e errta te mijat duke te mbajtur vetem per vete,por mbi te gjitha do jesh gjithmone copeza me e bukur imja.
Për ty : E harruara
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back