- Regjistruar më
- Qershor 19, 2018
- Mesazhe
- 12,823
- Pëlqime
- 15,496
Koço Devole (lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945), është skenarist, humorist dhe karikaturist shqiptar. Ai rrjedh nga një familje me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit.
Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.
Në vitin 1946 familja e Koço Devoles është zhvendosur në Tiranë. Koço Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.
Ne nëntor te vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshem ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj. Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për "gabime" ideologjike në artin e skenës. Ne vitin 1978 Devole nis punën në Telivizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997, me marrjen e pushtetit nga Socialistet Drejtori i atëhershëm i RTSH-së e shkarkon si të paaftë. Devole detyrohet të emigrojë me familjen në ShBA.
Në 26 nëntor të vitit 2002, së bahku me një mikun e tij, kapet nga policia italiane. Akuza transport i 3 kg. heroinë. Pas tetë muajsh me 24 korrik 2003 lirohet nga burgu italian dhe pas gjyqit ne Gjykaten e Riminit merr pafajësinë e më pas dëmshperblimin për muajt e burgut. Në vitin 2004 - 2005 punon si regjisor dhe skenarist ne emisionin "Fiks Fare" si dhe në spektaklin humoristik "Portokalli" Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 - 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomedite
Çanta e zeze 1986
Gjuetia e fundit 1992
Të gjallë apo të vdekur 1996 - [1]
Çanta me nje milion 1993
Oreksi i madh 1994 [2]
Nje dite i cmendur 1995
Revolja e heroit 1996
Pushime në Romë 1996
Mos shko o trim 1997
Tre shoke pa sherbyesen 2001 [3]
Karafili dhe Kleopatra 2001 [4]
Milioneri 2005
Na ishte njehere Shqipëria 2009
Në vitin 1997 se bashku me Agron Llaken ne "Telebingo Shqiptare" humori i tij pati nje shkëlqim të vërtetë.
Koço Devole eshte autor dhe Regjisor i shume spektakleve skenike me trupen e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit etj.
Ne vitin 2013 interpreton ne serialin komik "O Sa Mirë " ne rolin e profesorit të historisë Akil Boga.
Aktualisht qe nga viti 2009, punon ne tv.Top-Channel në emisionin "Fiks fare" ku krijimtaria dhe interpretimi i tij spikat ne rubrikat "Wikifiks" "Koço në parlamentin europian"" Koço Kiçi ne eoronews" " Koço Kiçi Show" duke perfunduar me rubriken "Monitorime" aq e pelqyeshme per teleshikuesin shqiptar. Po ashtu, në vitin 2013 filloi të punojë si aktor në Serialin Shqiptar "O Sa Mire".
U prehte ne paqe!