Nëndetësja më e madhe në botë 175 metra e gjatë, vijon ‘të fshihet’ nëpër dete që prej Luftës së Ftohtë
“Dmitriy Donskoy” është nëndetësja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë, e lëshuar në shërbim nga ish-Bashkimi Sovjetik që prej viteve 1980, në kulmin e Luftës së Ftohtë.
Përbindëshi 175 metra i gjatë ka pasur disa periudha të konsiderueshme rifurizimi me teknologji dhe armatime të reja. Mjeti gjithashtu 25 metra i gjerë dhe ka një prezencë të frikshme në ujë. Vëllimi i saj është 48,000 ton, dhe operohet nga një ekuipazh prej vetëm 160 njerëz.
Nëndetësja që njihet nga forcat e NATO-s me emrin ‘Typhoon’ është më e madhja e ndërtuar ndonjëherë dhe mund të akomodojë ekuipazhin e saj prej 160 vetësh duke qëndruar e zhytur për muaj të tërë.
Përvec armatimeve raketore, Dmitriy Donskoy ka gjashtë lëshuese torpedosh ujore, dhe në kushte normale mund të qëndrojë e zhytur për rreth 120 ditë, por edhe më gjatë nëse konsiderohet e nevojshme.
Nëndetëset e kësaj kategorie kanë një trup të ngjashëm me nëndetëset japoneze të Luftës së Dytë Botërore, me dizajn të brendshëm të thjeshtuar që e bën atë më të gjerë se nëndetëset normale, me dy shtresa presioni, që edhe nëse thyhet njëra prej tyre ekuipazhi të jetë i sigurtë dhe të ketë më pak mundësi për vërshimin e ujit.
Nëndetësja njihet nga forcat e NATO-s me emrin ‘Typhoon’
Top Channel