Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ne dhe të tjerët

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mars 17, 2021
Mesazhe
36,051
Pëlqime
26,424

Nga Edmond TUPJA​



Po të kemi parasysh situatën aktuale në botë, mund të pohojmë se, për shkak të ngrohjes globale të planetit Tokë, njerëzimi po përballet sa vjen e më shpesh me fatkeqësi natyrore të pamëshirshme si tërmetet shkatërrimtare, përmbytjet e frikshme, zjarret masive, sëmundjet dhe epidemitë e llojeve nga më të ndryshme, për të cilat, ai, pra vetë njerëzimi, është pjesërisht përgjegjës, sepse, prej disa shekujsh tashmë, ai po e ndot rëndë vendbanimin e tij, nga i cili e ka të pamundur të largohet; përveç këtyre, rritja galopante e numrit të banorëve të planetit tonë dhe vazhdimësia e konfliktet të armatosura, diskriminimi e varfërimi i pareshtur i një numri të konsiderueshëm shtresash shoqërore nxjerrin gjithashtu në pah faktin se e Keqja duket sikur po ngadhënjen mbi të Mirën.



1660406776203.png

Në këtë kuadër, nuk mund të mos vëmë re se edhe në hallkat më themelore të shoqërisë, si familja, farefisi, rrethi i miqve dhe ai i kolegëve, janë të pranishme e Mira dhe e Keqja. Lidhur me këto marrëdhënie midis njerëzve, filozofi e shkrimtari francez Jean-Paul Sartre konstatonte se “Ferri janë të tjerët”, parullë kjo e famshme, sidomos në mjediset intelektuale dhe artistike, ku egoja e ka më të lehtë ta shtyjë individin drejt shtegut të energjive negative. Janë pikërisht këto energji që i acarojnë marrëdhëniet midis njerëzve, shpesh të të njëjtit profesion, sidomos në lëmin e politikës, ku, siç e dëshmon realiteti edhe në shoqërinë shqiptare, njerëzit arrijnë t’i urojnë kolegut të keqen, madje edhe më të keqen e të këqijave!

1660406789742.png


Mjerisht, kjo dukuri tejet negative po karakterizon edhe marrëdhëniet në gjirin e familjes; kështu, sot thuajse nuk habitemi më kur mësojmë se burri me gruan, vëllai me vëllanë, babai me djalin, gjyshi me nipin etj., etj. konfliktohen, veçanërisht kur bëhet fjalë për para apo për prona, deri në rrahje apo edhe në vrasje, qoftë kjo e mbetur, siç thuhet, “në tentativë”! Problemi më serioz në këtë drejtim është se po krijohet një edukatë ose, e thënë më saktë, një kulturë e dhunës jo vetëm në familje, por edhe në farefis, çka tashmë ka nisur të lërë gjurmë të rrezikshme te mendësia e brezave të rinj, pra jo vetëm në shtëpi, por edhe në rrugë, në shkolla e mjedise të tjera me të reja e të rinj.Nga ana tjetër, kjo kulturë e dhunës rrezikon që ne, shqiptarët, si gjithë popujt e pellgut të Mesdheut, që vijmë nga shoqëri patriarkale ose që sapo kemi dalë, ndonëse ende pa u shkëputur psikologjikisht, nga zgjedha diktatoriale, pra kjo kulturë e dhunës rrezikon të na mbajë peng ende për shumë dekada, sepse nuk e kemi kuptuar vërtet që energjitë negative kanë një efekt bumerang të pashmangshëm: Kush i uron të keqen dikujt tjetër, një ditë, qoftë edhe të largët, do të paguajë edhe thjesht sepse, me mendje, pra pa ndonjë veprim konkret, i ka uruar atij diçka të keqe. “Pse kështu?” – mund të pyesë lexuesja apo lexuesi i këtyre radhëve. Sepse ekziston një ligj universal, ligji i kompensimit, sipas të cilit energjitë negative ndjellin energji po aq negative, veçse me kahje të ndryshme, po aq sa energjitë pozitive ndjellin energji pozitive; rrjedhimisht nuk duhet të sillemi me tjetrin ashtu siç nuk duam që ai të sillet me ne! Në këtë pikë, pra, për të shmangur të keqen, duhet dialoguar, ky na duket të jetë hapi i parë, ndoshta më i rëndësishmi, i rivendosjes së një marrëdhënieje të re, të bazuar tek energjitë pozitive, sepse disa njerëz mund të jenë Ferri për dikë, por, siç e dëshmon vetë jeta, anipse jo aq shpesh, disa të tjerë për atë mund të jenë *******!

//revistapsikologji
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back