Ditën e sotme, në moshën 88 vjeçare është ndarë nga jeta, shkrimtarja dhe aktivistja e njohur amerikane Toni Morrison, fituese e çmimit Nobel për Letërsisë.
Toni Morrison, e cila vazhdonte të kontribuonte nëpëmjet mësimdhënies në Universitetin Princeton, u bë e famshme ndërkobëtarisht, sidomos për romanin e saj postmodernist “Beloved,” i cili u botua në vitin 1988.
Me këtë roman, Morrison fitoi si çmimin Pulitzer ashtu edhe atë të Librit Amerikan.
Në vitin 1993, Toni Morrison fitoi Çmimin Nobel në Letërsi. Ajo është nderuar me shumë çmime dhe medalje të tjera prestigjoze.
Kritikët vlerësojnë se vepra e saj kishte një kuptim universal. Në fakt, letërsia e Morrison arriti të përcjellë të vërtetat e patreguara të jetës të të shtypurve dhe të margjinalizuarve. Duke rrëfyer mjeshtërisht problemet dhe sfidat me të cilat afrikano-amerikanët dhe gratë përballeshin, Morrison arriti të pasqyrojë nëpërmejt lëtërsisë së saj historinë reale, të shkuarën dhe të tashmen, e etnicitetit të “pa zë” për shumë kohë.
Morrison nuk kontribuoji vetëm si shkrimtare. Ajo është edukuesja e shumë shkrimtarëve, tashmë të famshëm, kandidatë e fitues çmimesh, përfshi pakistano-amerikanin, Mohsin Hamid.
Për më tepër, vepra e saj, si letrare si jo letrare, konsiderohet nga shumë ekspertë të fushës si një prej shtyllave mbi të cilat u mbështetet letërsia bashkëkohore postmoderniste dhe postkolonialiste.
Në njoftimin e vitit 1993, Komiteti i Çmimit Nobel vinte në dukje se Toni Morrison, me romanet e saj “të karakterizuara nga një forcë vizionare dhe peshë poetike, i dha jetë një aspekti thelbësor të jetës amerikane.”
Në vitin 2012, Toni Morrison iu akordua Medalja Presidenciale e Lirisë, nga Presidenti Barak Obama, nderimi më i lartë civil në SHBA.
e.ll./dita