Muzikanti i madh brazilian João Gilberto ka vdekur në moshën 88 vjeçare në shtëpinë e tij në Rio de Janeiro, këtë të dielë.
Këngëtari dhe kitaristi u bë i famshëm kryesisht për përhapjen në botë të zhanrit “bossa nova,” në vitin 1958. Stili muzikor i tij unik bashkoi sambën tradicionale me xhazin bashkëkohor.
João Gilberto ka lindur në shtetin brazilian të Bahia-s në vitin 1931 dhe muzika e tij simbolizonte një periudhë shprese dhe optimizmi në vend.
Versionet e tij të këngëve si “Netë të qeta” dhe “Vajza nga Ipanema” e bënë Gilberto-n të famshëm në të gjithë botën.
Gjatë 10 viteve të fundit ai ka jetuar në Rio, i vetëm, duke luftuar me probleme të shëndetit mendor dhe çështje financiare.
e.ll/dita