Gazetaria shqiptare në zi. Ndërron jetë gazetari dhe publicisti Fatos Baxhaku një prej emrave të shquar të gazetarisë postkomuniste në Shqipëri.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Baxhakut 55 vjeç, u publikua nga miqtë në rrjetet sociale.
Zemra e tij pushoi së rrahuri pasditen e të premtes duke e humbur betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh.
Një penë brilante në reportazh bërjen e më pas në realizimin e shumë dokumentarëve, Fatos Baxhaku la gjumë si një kritik i fortë i tranzicionit shqiptar.
Baxhaku ka lindur në Tiranë më 9 janar në 1964.
Shkollimin e parë e kreu në shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Ismail Qemali”.
Përgjatë viteve 1982-1986 studioi në Universitetin e Tiranës në fakultetin e Histori-Filologjisë ku u diplomua në histori. Që nga 1986 e deri në 1992 punoi në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave. Nga 1993 e deri në 1998 ishte bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetës Shqiptare”.
Në periudhën 1998-1999 ishte kryeredaktor i parë i lajmeve në televizionin “Klan”. Në 1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës së përjavshme “XXL”.
Nga 2001 deri në 2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin “Vizion Plus”. Në 2006-20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar në të përditshmen “Shqip”.
Fatos Baxhaku është autor ose bashkëautor i serialeve me reportazhe “Tunel”, “Rrugëtim”, “Shtëpa e Vjetër” si edhe i shumë dokumentareve televizive.
Ka qenë disa herë pedagog i jashtëm i gazetarisë në universitetet e Elbasanit dhe Tiranës.
Ka qene anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Bashkëpunëtor në shumë projekte trajnimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE..
Botime
Die Stammmesgesellschaften Nordalbaniens – Wien 1996. (Bashkëautor Karl Kaser).Gur – 2008 Në Mirditë & rreth e rrotull – 2009
Roje – 2010
Çadra e kuqe : histori fatesh austro-shqiptare në shekujt XIX -XXI – 2013 Gra të përgjithshme – 2014 (me bashkëautore Klodiana Kapo).
l.h/ dita