Natë terrori në Romë/ Nënë e bir përdhunohen e grabiten nga emigrantët tunizianë
Mediat italiane raportonin për një ngjarje të rëndë në zonën Centocelle të kryeqytetit Romë ku një djalë 16-vjeçar është grabitur dhe abuzuar seksualisht nga dy bashkëmoshatarë tunizianë.
Por më tej nën kërcënimin e dhunës, ata e detyruan adoleshentin qe sapo kishte lene punen, t’i shoqëronte me makinën e tij në shtëpi, ku ishte vetëm nëna e tij.
Nën kërcënimin e thikës ata kishin grabitur dhe përdhunuar edhe nënën e tij dhe më pas u larguan me automjetin e viktimës.
Për fat ata u gjurmuan dhe ndaluan pak më vonë nga forcat e rendit, pas sinjalizimit të babait të viktimës që i zbuloi ata me anë të sistemit të gjeo-lokalizimit të automjetit.
Ngjarja e rëndë shkaktoi zemërim në komunitetin vendas pas disa rastesh dhune ndaj italianëve nga emigrantët e huaj.
Kreu i grupit “Movimento Nazionale” Valerio Arenare tha në një deklaratë: “Në këtë rast shihet një mendje veçanërisht kriminale e dy të rinjve tunizianë, qe ashtu si ne raste te tjera vjen prej politikave të pritjes dhe integrimit të detyruara nga qeveria dhe politikanët lokalë. Një pushtim i pakontrolluar nga të huajt që nuk largohen nga lufta, por në shumicën e rasteve nga krime të kryera në vendin e tyre të origjinës”.
Vetëm në vitin 2022 në Itali kanë zbarkuar rreth 60 000 emigrantë të huaj, origjina e të cilëve ndahet si më poshtë: Afrikë (22.25%), Azia (22.64%), Amerika latine (7.49%), e Oqeania (0.04%).
Për fat ata u gjurmuan dhe ndaluan pak më vonë nga forcat e rendit, pas sinjalizimit të babait të viktimës
Top Channel