NASA konfirmon mostrën e parë shkëmbore të marrë nga Marsi

NASA konfirmoi se roveri i saj ”Perseverance” arriti të merrte mostrën e parë të një shkëmbi nga planeti Mars.
“Arritëm të marrim mostrën e një shkëmbi nga Marsi”, shkroi agjencia hapësinore NASA në Twitter duke postuar një fotografi të mostrës.
Javën e kaluar, NASA raportoi se mendonte se ia kishte arritur qëllimit, por më pas konstatoi se nuk ia kishte dalë.
"Balkanweb"