- Regjistruar më
- Shkurt 19, 2020
- Mesazhe
- 3,767
- Pëlqime
- 3,898
Italia dhe Austria i janë bashkuar Holandës dhe Belgjikës dhe me shumë gjasa pritet të bashkohen edhe Franca, Gjermania dhe Irlanda, vendeve që kanë ndaluar udhëtarët nga Britania të udhëtojnë me avion nga ishulli drejt vendeve të tyre për shkak të frikës se mutacionit të ri të koronavirusit të zbuluar në Londër dhe në jug dhe lindje të Anglisë.
Sipas Ministrit britanik të Shëndetësisë, Mat Hencock, “kemi të bëjmë me një virus shumë të rëndë që ka dalë jashtë kontrollit”, për shkak se ka një nivel transmetueshmërie që shkon në 77 për qind me shumë se variantet e njohura deri më sot. Nuk dihet origjina se nga ka ardhur, por mendohet se ka më shumë se një muaj që ka mbërritur në ishull.
Belgjika ka ndërprerë edhe lidhjet hekurudhore me Londrën, përmes Eurostarit që lidh Londrën me Brukselin.
Ndërkohë ka shqetësim ne radhët e komunititet shqiptar në Britani, një pjesë e të cilëve kanë prerë biletat për festat e fundvitit për të fluturuar drejt Tiranës nga aeroporti i Luton dhe Heathrow të Londrës. Jo pak kanë vendosur të mos fluturojnë nga shqetësimi se mund të infektojnë njerëzit dhe të afërmit e tyre në Shqipëri e cila po kalon një krizë serioze të pandemisë, ku infektimi me mutacionin e ri do ishte akoma më problematik për shëndetin publik.
Deri tani linjat ajrore që ende fluturojnë drejt Tiranes, si Wizzair ashtu edhe British Airways ende ofrojnë bileta për udhëtime në Shqipëri.
Masat për ndalimin e fluturimeve pritet të zgjasin deri në ditët e para të janarit.
Nga e diela Londra dhe Anglia jugore dhe ajo Lindore kanë kaluar në lockdown, ose nivelin e katërt më të ashprin e masave shtrënguese, çka ishte e dukshme nga zbrazëtia më e madhe e rrugëve dhe jetës në kryeqytet gjatë kësaj të diele.
Top Channel