- Regjistruar më
- Korrik 15, 2017
- Mesazhe
- 249
- Pëlqime
- 177
Edhe këtë fundjavë, që në orët e para të mëngjesit, rreth 25 mijë qytetarë kosovarë kaluan doganën e Morinës për të pushuar në Shqipëri.
Në kufi, pavarësisht fluksit të lartë nuk pati pritje të gjata. Policia kufitare ka rritur edhe numrin e punonjësve për të mos krijuar anomali, ndërsa rruga e Kombit monitorohet nga policitë e dy shteteve.
Përkundër fluksit gjithnjë në rritje, kontrollimi gjatë kalimit të kufirit në Morinë bëhet në mënyrë efikase si nga policia kufitare, ashtu edhe nga doganierët.