Mori nënshtetësinë shqiptare, Dua Lipa: Po ndihem shumë krenare, faleminderit
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa është shprehur se ndihet shumë krenare që mori sot nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Bajram Begaj.
Në një postim në rrjetet sociale, Dua falenderon presidentin Begaj dhe kryebashkiakun Veliaj për marrjen e nënshtetësisë shqiptare, teksa ka bashkëngjitur disa foto ku buzëqesh dhe rrezaton si gjithmonë.
“Faleminderit Presidenti Bajram Begaj dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj. Mora nënshtetësinë shqiptare, po ndihem shumë krenare!”-shkruan Dua Lipa.
Dua Lipa do të performojë nesër në sheshin Skënderbej për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo numëron shumë çmime e vlerësime për kontributin e saj në muzikë dhe art, përfshi këtu edhe tre çmime Grammy.
Ndjeshmëria e saj për çështjet sociale në vende të ndryshme të botës e ka angazhuar Dua Lipën pranë UNICEF-it, në mbështetje të fushatave për të drejtat e fëmijëve. Pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 në Shqipëri, Lipa u kërkoi adhuruesve të saj mbështetje dhe donacione si dhe organizoi një fushatë të mbledhjeve të fondeve bashkë me stilistë shqiptarë, të ardhurat e të cilës shkuan për familjet e viktimave të tërmetit.
Top Channel