Momente tmerri në Oslo, i riu me thikë terrorizon kalimtarët, vritet nga policet
Një i ri i pajisur me thikë ka kërcënuar kalimtarët në rrugët e Oslos.
Ai është vrarë nga policia, përpara se të ndërmerrte ndonjë akt ekstrem.
Mediat në Norvegji shkruajnë se i riu ishte i zhveshur nga mesi i lart dhe endej nëpër rrugë me një thikë në dorë. Mësohet se ai ka plagosur lehtë një polic, i cili iu sul për ta neutralizuar.
“Deri më tani nuk kemi asnjë informacion se kjo është e lidhur me terrorizmin”, tha shefi i lartë i policisë Egil Joergen Brekke në një konferencë shtypi.
"Balkanweb"