Anëtari i Kolegjiumit të gazetës Dita, një nga bashkëpunëtorët tanë më të çmuar, akademiku Moikom Zeqo, prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Moikomi i është nënshtruar një terapie intensive, për shkak të rëndimit të gjëndjes shëndetësore.
Ai vuan prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Dje në takim me Moikomin në spital ka qenë kolegu ynë Bedri Islami.
Foto nuk ka nevojë për koment.
Në këto momente të vështira që po kalon ky njeri me vlera të jashtëzakonshme, erudit dhe me kontribut të spikatur në shumë fusha, i janë gjendur pranë shumë miq e shokë dhe kolegë.
Janë të pambarimtë ata që i kanë telefonuar dhe dërguar mesazhe nga të katër anët e vendit.
Moikomi në këto momente kritike ka shumë nevojë për këtë mbështetje shpirtërore që i kanë dhënë e po japin dashamirët e tij të shumtë.
Redaksia në emër të botuesit, stafit, bashkëpunëtorëve dhe lexuesve të saj i uron forcë, shërim të shpejtë dhe rikthim në rubrikën e tij nga më të lexuarat në Dita.
Kurajo, Moikom! Kurajo, miku ynë i mirë!
Dita