Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Moikomi dhe Universi në sirtar

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,221
Pëlqime
522
Nga Mikel Gojani

(DËSHMI E MIRËFILLTË E NJË VETËDIJËSIMI TË LARTË POETIK : “Z.Z. Moikom: Golgotë fluturash,”- botoi WentPrint, Tiranë, 2019. )

Brezi i poetëve e shqiptarë,- të cilit i takon Moikom Zeqo, ka disa veçanti,- që letërsinë shqipe e bëjnë më të pasur nga shumë pikëpamje.

Me këtë rast duhen potencuar interesimet tematike, mjetet dhe teknikat artistike,- raporti ndaj objektit të këngëtimit, qëndrimin ndaj artit dhe krijimit artistik në përgjithësi etj.

Interesimet motivore dhe tematike të këta poetë janë, në mos më të gjera, atëherë gjithsesi me specifike dhe jashtë rrethit koncensional.

Në këtë vijë shkohet herë-herë deri aty sa poezisë t’i jepet e drejta të merret me vetveten, pra,- të jetë një poezi ontologjike,- si përkufizohet ky fenomen në teorinë bashkëkohëse letrare.

Teknikat dhe mjetet e trajtësimit artistik janë po ashtu shumë më të gjera, duke ngërthyer në vete përvojën e procedimeve artistike të poezisë bashkëkohore.

Sa i përket raportit subjekt-objekt në këto krijime poetike, ndërkaq kemi një reduktim e shpesh edhe njësim.

Procedimet kryesore artistike këtu përqendrohen në manovrimet me gjuhën; fjala dhe figurizimi i saj fitojnë rolin qenësor.

Në këtë mëtim shkohet aq larg sa si pasojë e hasim shpesh zbrazësinë kuptimore.

Duke u konsideruar si material pune gati vetëm fjala, gjuha dhe duke u lënë anësh frymëzimi, krijimi poetic na del në këtë mënyrë vetëm si fryt i sferës reflektive, racionale të poeti, ndërsa sfera emocionale abstraktohet tërësisht.

Në këtë mënyrë poezia hermetizohet në vetvete, për t’u ushqyer vetëm nga imagjinata e thellë dhe inteligjenca poetike.

Të gjitha këto veprime artistike që për letërsinë tonë ishin dhe janë një thyerje, si është bërë zakon të thuhet, Moikom Zeqo duke se është kapërthyer më se shumti brenda këtij rrethi, mbase, paragjykoj se ka shkuar më larg se të gjithë poetët tjerë të brezit të cilit i takon.

Shkrimtari, dijetari multidimensional, publicisti, eseisti, arkeologu dhe eruditi i mirënjohur, Moikom Zeqo, këto ditë lexuesve iu ka dhuruar një libër të radhës,- me një titull shumë metaforik dhe i cili ngërthen tema dhe motive tepër të rëndësishme dhe me interes shumëdimensional.

Libri, me një titull metaforik, “ Golgotë fluturash”, i kushtohet poetit të shquar amerikan, Stephen Todd Booker.

Fillimisht në parathënien e libri, shkrimtari Zeqo shprehet se duke e riparë librin tim laboratorik “Golgotë fluturash”, të poezive të harkut konvencional kohor 1991-1999, kam ndjerë në mungesë shekujsh praninë ngulmuese të Atij,- që ndali në Golgotë, ku ju shkatërrua “natyra njerëzore” .-për të mos i humbur “natyra hyjnore”.

“Golgotë fluturash”.

Po a ka diçka më efemeride se fluturat?

A nuk janë efemeridë dhe njerëzit?

E tillë është dhe Golgotaja që grish gjithçka!

Sa herë që shkruaj, shkruan Moikomi , e shoh orën e dorës, për të kuptuar se mund të jem në një tjetër univers.

Poezitë e këtij libri vetëm plotësojnë, – por jo për të mbyllur dhe ngurtësuar të Përsosurën.

Reflektoj dhe meditoj mbi këto krijime që më kujtojnë krahasimërisht kompozime që më ngjajnë me diçka prej Braque-u, Paul Klee, Juan Gris-i, ose me përfytyrime të mbartura nga ca “ndërmjetës të së Përtejmes”.

” Metaforat e mia shfaqen trazueshëm dhe fortunshëm si kindat e manteleve të pikturuara nga El Greco, plot “mosbindje

Luciferriane”
. Janë një prirje si ai i pikturimit mitik të peizazheve kineze sipas zen-budizmit, ose si të nxjerra nga Koncerti C-Minor në piano i Mozartit të gërshetuar me madrigalet e Gesuoldos, për të mos harruar dhe përsiatjet tingëllore të Alban Bergut”, shton ndër të tjera shkrimtari Zeqo, i cili në vijim thekson se duke punuar për këtë libër, në vitin e 70- vjetorit të lindjes time,” bëra një rravgim tek caku i 50- vjetorit, në 1999. “A bën kapërcime të tilla “makina e kohës”? Në të vërtetë lexoja, (rilexoja) esetë e Paul Valery-së për Stephane Mallarme-në.” Këto ese , sipas Zeqos janë idolatri shpirtërore, ku çdo gjë, apo ide e tejkalon vetveten.

Por kjo s’më krijonte as alergji intelektuale, as shmangie. Tek Poezia Mallarme-ja shihte copëzat e një vepre universale, të parandjerë mrekullueshëm, por edhe në mënyrë të errët, muzgore, ku, ende askush, prej njerëzve të mëdhenj, që kishin ekzistuar në botë nuk kishin mundur t’i ngjizte tërësinë, as strukturën të Kohëhapësirës.

Mallarme-ja e ndjeu si një detyrë të tijën, ndërmarrjen thelbësore të gjinisë njerëzore, atë, që ai në intimitet e shpallte, Moikom Zeqo duke thënë se gjithçka do ta përfundonte, duke u shprehur se bota është krijuar për të përfunduar në një libër.

Kështu Bukuria bëhet sovranitet i Dukjes.

Dhe gjuha transformohet nga transmutacionesh të fshehta dhe të drejtpërdrejta të dëshirave dhe emocioneve, me një mistake të rrallë, përpirëse, demiurgase të rikonceptimit të gjuhës poetike.

Atij sintaksa e zakonshme i ngjante krejt e aftë të shfrytëzonte pambarimisht ,-të tëra kombinimet e pajtueshme me rregullat e saj.

Kështu” Poezia arrin të japë arritje të habitshme,- vlera të papara me domethëniet e zakonshme të shekujve”, ka pohuar ndër të tjera shkrimtari i patjetersueshem dhe kaq origjinal Moikom Zeqo.

Poezia e Moikom Zeqos,- si ajo e përparshmja ashtu edhe kjo e librit “ Golgotë fluturash” -nuk mund të thuhet se është një poezi pa objekt, pa objekt frymëzimi,ose poezi “kuantike”, e paspjegueshme, por plot kriptologji sekretesh.

Objekti që bëhet nxitës i frymëzimit dhe i krijimit, në këto poezi na del i përcaktuar dhe identifikues, edhe pse për shumë lexues vargu që është i skalitur në poezitë, – është një “kockë e fortë dinosauri ”, – edhe pse është një varg,- që na del i përcaktuar në periudhën e kohësishme.

Rrethi i frymëzimit është i periudhës bashkëkohëse, ashtu si dhe rrethi kohor, që del herë në formë të reminishencave epokale, referencave te shekujve e herë i rrethit kohor bashkëkohës.

Ky nxitës që sëmbon, shumfishon energjikisht, mrekullisht etj objektin e frymëzimit, në në vëllimet e mëparshme poetike, ashtu edhe në këtë të fundit, ngjan të jetë e një fryme, e një ideje, një përsiatjeje, shpesh edhe për vetë krijimin artistik dhe krijuesin, mirëpo zgjedhjet artistike janë të atilla që japin të kuptojmë se edhe si të tilla, këto çështje që shqyrtohen brenda vargut, e kanë burimin në realitetin objektiv.

Mikrokozmosi dhe Makrokozmosi,- sikur janë burim i thellë i idesë dhe i trajtimit të çështjeve,- që merren për shqyrtim dhe autori i shpalos me mjeshtri.

Këtë fakt e dëshmojnë edhe mjetet, figuracionet dhe figurat tjera stilistike, që përshkojnë pothuajse -të tëra vargjet e këtij vëllimi poetik.

Po ashtu fryma e një filozofie të thellë ,-sikur i jep shpirt edhe më tepër këtij vargu të poetit Moikom Zeqo.

“Filozofimet” e tij , në të shumtën për krijimin, krijuesin, fjalën, bukurinë, që në “Golgotë fluturash”, janë motivues i vetëm i këtij kërkimi dhe frymëzimi i dergjur në këtë varg.

Libri poetik, “Golgotë fluturash”, është i konceptuar si një tërësi e organizuar maksimalisht, ashtu që libri përjetohet si një krijim unikal poetik.

Në nismë të librit, kemi vargjet: e poemthit të titulluar me të njëjtin emërtim sikurse vetë libri, “Golgotë fluturash”:

Me abstraksionet e aventurave

Rishfaq idetë e reja.

***

Them se të trillova ty, e dashur,

Dhe do të mbetesh patjetër

Dhe kur unë të zhbëhem!

***

Te çdo rrokje e peshoj vetë Kozmosin.

Si ta vjel tani lëngun e Jetës

Që nga Poezia?

***

Jeta është një endacakëri,

Mes tempujve të braktisur

Dhe simboleve të rinj,

Që na shpërdorojnë

Pa vetëdije,

Pafundësisht!

***

Sa shpirtra detarësh të shekujve

Vijnë tek unë,

Për të më shndërruar në një anije, –

Të lundroj drejt Viseve hiperboreale!

***

Ja, ylberet,

Që lindin

Nga pentagramet

E George Ligetit!

***

Shpik krimba specialë për akullnajat.

Si mund të bëj

Beteja të imagjinuara

Mbi kuajt e drunjtë

Të cirkut?

Dhe tymtarët e qytetit

Fishkëllejnë mbi pullaze,

Si saksofone të Jahovait

Papritur…

(Poema “Golgotë fluturash”, fq. 9-35.)



***


Libri, si del edhe nga këto vargje të hapjes së këtij poemthi dhe mbylljes së tij, është konceptuar duke u bazuar në ndjenja të thella, që ngërthejnë edhe filozofi ,- ku dominojnë parimet e konceptit,- të përsiatjeve shumë të thella dhe përmbajtesore.

Ndërkaq, sa u përket koncepteve për krijimin artistik, për krijuesin, poeti na shfaqet (me këtë libër ) në një dritë të re, të panjohur më parë tek poeti.

Nga e gjithë subjekti lirik poeti na del si objekt,- kurse krijimi, përkatësisht fenomeni krijim, fjala e magjishme artistike është subjekt dhe në fund rezulton me moton;” libri e shkruan poetin e jo poeti –librin.”

Pra, fjala artistike fetishizohet deri ne shkallën e kërkuar me krijuesin ,-dhe po ashtu ky relacion ,- qëndron në raportin subjekt-objekt.

Përkrah figurave të njohura , në “Golgotë fluturash”, hetohen edhe figura të reja, të krijuara dhe të huazuara nga mitet e së kaluarës së lashtë që prekin shekujt.

Në gjithë vargjet e këtij libri frekuentojnë figura të shumta stilistike, metafora dhe figura të tjera, që i dhënë shpirt këtij vargu dhe fuqizojnë vlerat ideore,- por edhe ato artistike,- duke i dhënë një frymë të re ,- e një natyrshmërie të thellë poetike.

Fluturat ngërthejnë një metaforizim të paparë, yjet, Toka, meteorët, Hëna, koha, Dielli, ylberi, Gjithësia , eklipsi, engjëjt, Vdekja, Pavdekësia, Vetmia, ishujt, meteorët, koha, muzgu, shtrëngata, lulet, langonjtë, përjetësia, muzgjet, agimi, bora, apokalipsi, kryqi, shkëmbi, qielli, hyjnitë etj., etj.

Kështu, pra simboli dhe metafora janë mjetet më të dendura të strukturës figurative të poezisë së Moikom Zeqos, -madje aq frekuentuese sa këtë poezi,- shikuar nga kjo pikëpamje ,- mund ta quajmë poezi simbolike-metaforike.

Thuajse të gjitha vlerat kuptimore artistike poeti i jashtezakonshem Moikom Zeqo sendërton ndërmjet procedimit të simbolizmit dhe metaforizimit,- madje,- që nga nisma krijuese dhe në të gjitha trajtat e angazhimeve tematike.

Këto figura,- që e lartësojnë vargun e Moikom Zeqos – i vërejmë sidomos të poezitë vijuese të tij, si “Yllësia e mësuar përmendsh”, “Kohë sferike”, “Trupi i rimëkëmbur i agimit”, “Plaka gjithësi”, “Ylberi palimpsest”, “Alfabet me pishtarët e Erosëve”, “Bota e shpikur prej antimateries”, “Dashuri e rrezikshme”, “Durrësi fluturues”, “Buzët e kujtesës”, “Në Jeruzalemin e kibernetikës”, “Laookonti i gjallë mes bijve statuja”, “Alfabeti i shpresës” ( që është e konceptuar në dhjetë këngë) ; “Gjenealogjia ime prej pelikani”, “Shpirtrat e lodhur”, “Kapma dorën o i Padukshëm”, ‘Gjyqi post mortum i metaforave”, “unë lind përsëri”, “Kohërat e Shqetësimit”, “Pritjet e mia”, “Shën Maria me dallëndyshe mbi supe”, “Zjarre demonësh”, “Diell, Martiri i Madh”, “Fjalët e dashuruara”, “Një grip i Skënderbeut”, “Dorëshkrimi”, “Qyteti i pavdekshëm”, “Deti”, “Klithmën e Albatrosit” ( kushtuar Skënder Drinit), “Peizazh jonik”, “Andre Breton-it”, “New York”, “Milingonat e anarkisë”, “Pemë e lulëzuar”, “Francis Bacon”, “Se vdekja”, “O, hënë”, “Biri im” (Epidamnit), “Nokturn”, “I varrosur nën lëkturën tënde”, “Eshtra poetësh në kozmos”, “Shpirtërat e vdekur”, “Të bisedoj me Gjon Buzukun”, “Tigri Robot reciton Majakovskin|” dhe libri me poezi e saj përfundon me poezinë:

“Plaku i Mijëvjeçarit të Ri”:



Palma lëkundet

Si bishti i një peshku në akuariumin shtrëngatë

Dhe arratiset skeleti im

Me mish Kozmosi!

Kam si hipotekë

Të Përjetësisë,


Vetë Poezinë,

Për ju vdekatarët e zakonshëm!

Poeti mund të rilindë që nga Vdekja,

Më shumë se njëqind herë.

Vetë Krishti do të vijë më në fund

Si Plaku i fshehtë i Mijëvjeçarit të Ri!



Durrës 30 dhjetor 1999


(Poezia, fq. 467.)

Në fund të librit kemi një ese në 70-vjetorin e lindjes së Moikom Zeqos, që mban titullin “Për Moikomin dhe kohën e tij”, të shkruar nga studiuesi i shquar Bedri Zenel Islami.

Po ashtu, kemi edhe shkrimin tjetër studimor nga akademik Alfred Uçi, me titull “Moikom Zeqo, Post-Modernizimi Shqiptar”.

Se Moikom Zeqo është tepër i veçantë si individualitet krijues, plotësisht i formësuar,- sidomos sa i përket llojit të shkrimit poetik.

Shihet edhe në këtë libër,- që më fare pak elemente për nga ndërtimi i vargut ndryshon nga librat të tjerë,- sepse stili tepër i veçantë- sikur e përcjell pothuajse e gjithë vargun e Zeqos.

Si në aspektet më të vogla, po ashtu edhe në ato më të mëdha të këtij vargu, vërehet menjëherë se kemi të bëjmë me një individualitet poetik të mirënjohur qysh më herët.

Prandaj, në fund mund të konsiderojmë se vëllimi me poezi i Moikom Zeqos, “Golgotë fluturash”, cilësohet me të gjitha ato vlera të veprave të mëdha artistike dhe si i këtillë dëshmon ,- për një nivel tejet të lartë,- të vetëdijesimit poetik të poezisë bashkëkohore shqipe në përgjithësi.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back