VANGJUSH ZIKO
Kam në duar botimin më të fundit të poetit Moikom Zeqo, “Golgotë Fluturash”,( botim i WEST PRINT 2019, 558 faqe,) i cili, jo vetëm na hedh dritë mbi rrugën,- nëpër të cilën ka ecur krijimtaria e poetit, por edhe novacioni,- që ka sjellë krijimtaria e tij në historinë e poezisë sonë bashkëkohore.
Krijimtaria poetike e Moikom Zeqos është jo vetëm një krijimtari e kompletuar e nivelit të epërm artistik,- por, mbi të gjitha,- modeli i një rikonceptimi të gjuhës poetike.
Në Parathënien e librit të tij Poeti shkruan:
“Duke e riparë librin tim laboratorik “Golgotë fluturash”, të poezive të harkut konvencional kohor 1991-1999, kam ndjerë në mungesë shekujsh praninë ngulmuese të Atij,- që ndali në Golgotë ku ju shkatërrua “natyra njerëzore” .- për të mos i humbur “natyra hyjnore”.
Alegoria historike dhe ajo metaforike janë të qarta: privacionet politike të kohës nuk ia vranë poezinë.
Ky “palimpest” i rizbuluar rishtas na flet qartë për këtë. Vetëm e vonuan botimin,- por jo mesazhin.
Vetëm ndaluan komunikimin e poetit me lexuesin dhe e pamundësuan komunikimin e mesazhit avanguardist të kësaj poezie moderne në botën e letrave shqipe.
Është e njohur aksioma se procesi krijues i vërtetë njeh dy etapa të rëndësishme që janë:
“abstraksioni dhe imagjinata nëpërmjet të cilave gjuha e zakonshme rikonceptohet dhe merr emrin “gjuhë poetike”.
Rrymat e ndryshme kanë qasje të ndryshme ndaj këtyre.
Realizmi klasik pranon Realen dhe aspak Abstrakten.
Impresionizmi botën reale e kalon nëpër filtrin e ndërgjegjes së krijuesit duke e lidhur me ndijimet dhe me mbresat e poetit.
Abstraksionizmi e shmang paraqitjen e realitetit duke vënë në plan të parë ndërgjegjen dhe vështrimin vetjak të botës.
Krijimtaria e Moikom Zeqos, sipas mendimit tim,- mund të klasifikohet si një krijimtari avanguardiste,- pa e etiketuar me epitete të ndryshme.
Ajo i ka të pranishme etapat e procesit krijues, edhe abstragimin,edhe impresionin, edhe imagjinatën.
Nobelisti Josif Brodski shkruan:
“Poezia është abstragim i prozës, i jetës, i ndjenjës, i shpirtit, abstraksioni është shkëputja, veçimi i më të mirës gjatë procesit të njohjes i anëve jo thelbësore, të vetive, të lidhjeve me qëllim që të dalin në pah tiparet objektive thelbësore”.
Abstragimi vë në plan të parë ndërgjegjen dhe vështrimin individual mbi botën.
Këtë vërtetë të procesit krijues e pohon edhe Moikomi :
“Në Universin e modeleve dhe të formave
Shpirti zgjedh diçka,
Për të mos firasur Përmbajtjen!”
Poezia e Moikomit e shmang përshkrimin e detajuar, jo vetëm të sendeve apo të meditimeve dhe të ndjenjave, të panoramave të natyrës, ai e shpreh hapur devizën e tij:
“S’më prekin detajet e përditshmërisë”.
Ai abstragon detajet, abstragon veprimet, abstragon proceset biologjike duke arritur në deduksine “abstrakte” për logjikën normale analitike:
“Ah, të abstragosh lopën,
Për të nxjerrë prej saj qumështin,
Dhe të abstragosh qumështin,
Për të krijuar sërish barin e gjelbër “
(e thënë në mënyrë prozaike: lopa ushqehet me bar dhe na jep neve qumështin).
Gjuha e zakonshme është gjuha e komunikimit të zakonshëm njerëzor.
Gjuha poetike është gjuha e abstragimit artistik, gjuha e perceptimit estetik të figurshëm të botës, gjuha e zbulimit filozofik të fenomeneve, e mendimeve dhe ndjenjave të thella:
“Proza rengjethet
Para Poezisë,
Si Kali i Zi
Përballë Gjarpërit të Artë!”
(“Qëndizma në petkat e hyjnive”)
Është e vërtetë se abstragimet nuk kapen dhe nuk pëlqehen nga të gjithë, se duhet jo vetëm një kulturë e gjerë, por edhe një shije estetike e kultivuar.
Procesi i abstrakcionit dhe i zbulimit estetik është një proces progresiv civilizues, që arrihet nëpërmjet përgjithësimit mendor, në radhë të parë.
Është e rëndësishme të përcaktohet kufiri midis abstraktes dhe absurdes
Në qoftë se absurdi është një dukuri pa kuptim, jashtë llogjikës, abstraksioni shkon krahas me imagjinatën, që është pjellë e mendjes e cila përfytyrohet si një e vërte e gjykimit.
Në ridimensionimin, rikonceptimin e gjuhës poetike të Moikom Zeqos luan një roj jashtëzakonisht të rëndësishëm edhe imagjinata.
Imagjinata e poetit është një aspekt i zbulimit poetik, e cila e transformon brendinë e poezive të tij duke e mbushur atë me përfytyrime poetike të njëmendta, ajo është në themel të krijimtarisë së tij.
Metafora e Moikomit është pjella e imagjinatës së tij të çuditshme.
Ajo lind nga shkëndija e intuitës së tij të veçantë, që ndriçohet nga tensioni i tij krijues i jashtëzakonshëm.
E KREMTJA E MADHE E SHQIPONJAVE
Vërtitet mbi mua
Era sferike,
Plot spica dhe gjemba.
Ca gonxhe trëndafili
Cicërojnë
Si harabela të Ilirisë antike.
Qëroj luspat e Hënës peshk
Dhe luspat
Dritësojnë planetin.
Një histori e re botërore
Rri pezull në qiell,
Por s’e lexon askush.
Dhe Dielli bekon
Të Kremten e Madhe
Të Shqiponjave!
Kjo poezi e shkruar në vitin 1991 është një shembull tipik i fluturimeve të poetit në të kaluarën, në të tashmen dhe në vegimet e së ardhmes.
Kemi në të edhe gonxhen e trëndafilit, dhe arabelat e Ilirisë antike, edhe “Hënën peshk” edhe Diellin tok me “erën sferike”, një kozmogoni poetike; kemi metafora, krahasime, kemi epitete, kemi simbole.
Kemi dhe një Traditë dhe një Risi.
Këtë temë rilindasit tanë e patën shprehur thjesht:
“Shqipëria gjallë ka qenë?
Që kur Bota është zënë”.
Moikomi e rimerr këtë imagjinatë romantike duke e shpalosur në përmasa universale të kontrolluara dhe arsyetuara me logjikën e perceptimit kozmik të lëvizjes planetare duke e mbushur me përfytyrime konkrete metaforike (era sferike, Hëna peshk, Dielli), era është shqetësuese, Hënës ia heq luspat, që e mbulojnë dhe s’e lejojnë të ndriçojë, Dielli merr rolin e perëndisë që bekon, zgjohen nga gjumi shekullor dhe cicërojnë si harabela kujtimet lashta ilire, të gjitha janë brenda një llogjike të arsyetuar abstraguese; pra, imagjinata është jo vetëm nxitja dhe fillimi i frymëzimit poetik, por përbën edhe themelin e gjithë poezisë, që mbyllet me ëndrrën e madhe kombëtare, që rri pezull ende dhe “s’po e lexohet”.
Çdo abstragim poetik ka një ose më shumë interpretime.
Edhe vetë Moikomi thotë:
“Jam vërtet një shaman plak, i harruar,
Por s’shpjegoj dot
As poezitë e mia!”
Dhe po vetë i përgjigjet këtij arsyetimi të pashpegueshëm:
“Poezia
Është Anatomia e Shpirtit!»
Kurse Brodski thotë:
” Poezia është abstragim i shpirtit”.
Dhe shpirti mund të “mishërohet” vetëm estetikisht!