Juno
Kontributor
- Regjistruar më
- Korrik 25, 2017
- Mesazhe
- 32,446
- Pëlqime
- 23,550
Universi luan kukafshehti me ne, dhe për momentin është duke fituar. Materja që shohim, në fakt, është vetëm një pjesë e vogël e asaj nga e cila është i përbërë kozmosi: pjesën tjetër nuk ia dalim ta shohim. Thonë shumë gjëra, por prova vendimtare vjen nga galaksitë spirale: nga brendësia e tyre, në fakt, yjet më të largëta nga bërthama sillen në orbitë pak a shumë me të njëjtën shpejtësi si ato më qëndroret. Madje ne shohim shumë më shumë yje (që është më shumë masë) në bërthamë, ku graviteti duhet të jetë kështu më i fortë, pra duhet t’i bëjë yjet të sillen në orbitë më shpejt.
E PADUKSHME. Shpjegimi më logjik i këtij misteri është që përreth galaksive të ndodhet një perde mase që nuk shihet, por që bën të ndjehet graviteti i saj: kjo njësi është quajtur “materie e errët”, dhe përllogaritjet tregojnë që është madje1,84% e materies së pranishme në univers. Mendohet që përbëhet nga thërrmija të ndryshme nga të “zakonshmet” protone, neutrone dhe elektrone, që ne i vëmë re. Fizikantët për momentin e quajnë WIMP(Weakly Interacting Massive Particles), sepse këto grimca të supozuara nuk emetojnë (as reflektojnë) dritë dhe përshkojnë si fanatazma materien e zakonshme. Nganjëherë, megjithatë, mundet të ketë ndonjë përplasje të rrallë, dhe eksperimente të ndryshme në të gjithë botën (në Itali në laboratorët e Gran Sasso-s) kërkojnë të “fotografojnë” këto ngjarje, për të kuptuar diçka rreth WIMP.
Deri tani nuk ia ka dalë njeri, dhe nuk mungojnë ata që besojnë se ka të bëjë me një gabim trashanik. Sipas një fizikanti izraelit, Mordehai Milgrom, për shembull, materia e errët nuk ekziston aspak: është graviteti që ka nevojë të rishkruhet. Në skajet e galaksive, sipas tij, kjo forcë do të ishte më e fuqishme nga sa thonë teoritë aktuale.