Mijëra ushtarë, tanke dhe artileri e rëndë, nis parada e fitores në “Sheshin e Kuq” të Moskës
Mijëra trupa të armatosura, dhjetëra tanke dhe automjete të blinduara po “tregojnë forcën” në Sheshin e Kuq, në ditën që shënon fitoren e Rusisë mbi Gjermaninë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Tanket kryesore të betejës T-14 Armata, sistemet raketore të mbrojtjes ajrore S-400 dhe armë të tjera të nivelit të lartë po ekspozohen në Sheshin e Kuq.
Ngjarja do të pasohet nga një marshim civil i quajtur Regjimenti i Pavdekshëm, në të cilin njerëzit mbajnë portretet e të afërmve të tyre që kanë luftuar në luftë.
Parada dhe marshime të ngjashme po zhvillohen në qytete të tjera anembanë Rusisë. Ndërkohë, edhe pse mediat në Rusi nuk e thonë, sipas atyre të Perëndimit, gjatë kësaj ceremonie lideri Vladimir Putin pritet të japë një njoftim të rëndësishëm.
Disa janë të idesë që ai do t’i shpallë luftë në shkallë të gjerë Ukrainës, ndërsa të tjerë, mendojnë se mund të jetë pikënisja e zgjerimit të luftës duke nisur mësymjen edhe në shtetet e tjera, si përshembull në Moldavi.