Mësoni pse britanikët e shoqërojnë çajin me qumësht
Ilustrim
Kur moti bëhet më i freskët, shumica e njerëzve u drejtohen pijeve të nxehta për të marrë më tepër ngrohtësi.
Ndër pijet e preferuara, pa dyshim, është edhe çaji, për shkak të shumëllojshmërisë së shijes dhe vlerave që fal për shëndetin.
Një nga vendet që njihen për konsumin e lartë të çajit në botë është edhe Britania, ku kjo pije është rrënjosur thellë në traditë dhe mënyrën e jetesës.
Po pse britanikët e pinë çajin me qumësht?
Zakoni i tyre për të shtuar qumësht në çaj ka filluar që në shekullin e 18-të.
Në atë periudhë çaji ishte një pije e kushtueshme dhe duke qenë se gotat e disponueshme shpesh plaseshin nga nxehtësia e çajit, ata gjetën një zgjidhje.
Fillimisht, hidhnin qumështin në një filxhan dhe më pas shtonin çaj.
Qumështi i ftohtë e ftoh çajin aq sa të mos thyhet gota dhe njëkohësisht pakëson hidhërimën e tij.
Duke qenë tepër i vlefshëm, familjet që nuk mund të përballonin sasi të mëdha të çajit shtonin një sasi më të madhe qumështi, ndërsa familjet e pasura prireshin të bënin të kundërtën.
Nëse po mendoni të provoni këtë variant të çajit duhet të dini se fillimisht hidhet qumështi në gotë e më pas çaji. Kështu, shija do të jetë me e mirë për shkak se qumështi duke arritur temperaturën e çajit, shpërndan shijen në mënyrë të barabartë.
Dhe nëse i shtoni çajit qumësht, ju do të ftohni çajin dhe mund ai të