Pas ndeshjes, Cana ka komentuar fitoren duke thënë se futbollistët kanë luajtur mirë por disa nuk ishin në formë të shkëlqyer.
“Është ndeshje e rëndësishme dhe ndihmon në klimën e ekipit. Ka gjëra që duhet të përmirësohen. Gjithsesi, fitorja lë shije të mirë sepse fituam ndaj një kundërshtari që nuk është i lehtë”, ka thënë Cana.
Diçka që i kishte rënë në sy Canës ishtë edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Binaku.
“Mbrojtësin e krahut të majtë, Binakun nuk e kisha parë asnjëherë dhe më bëri përshtypje për mirë. Strakosha zhvilloi ndeshje cilësore. Veseli pavarësisht vështirësive të fillimit e mori veten dhe ishte deçiziv në 2-3 raste”.
“Edhe futbollistët e tjerë luajtën me dëshirë, megjithëse jo në formën më të mirë fizike. Kjo fitore vlen për tu çlodhur psikologjikisht. Kemi të ardhme të mirë. Gjithmonë do të ketë futbollistë që do t’iu jepet mundësia. Kemi mundësine ta përgatisin siç duhet ndeshjen ndaj Skocisë. Fati ndihmon ata që e kërkojnë por duhet ti rregullojmë disa gjëra”, ka përfunduar kapiteni legjendar.
The post Mesazhi i Lorik Canës për kombëtaren pas fitores me Izraelin appeared first on Lajmi i Fundit.