Dy golat e Xhakës dhe Shaqirit që i dhanë fitoren Zvicrës përballë Serbisë duket se ka lënë shije shumë të hidhur tek tifozët serbë.
Megjithatë këngëtarin shqiptar Korab Shaqiri e ka gjetur “belaja” për shkak të mbiemrit të njëjtë me Xherdanin.
Korab Shaqiri, ashtu si çdo shqiptar ka ndarë gëzimin e fitores së Zvicrës me fansat e tij në Instagram dhe kaq është dashur që inboxi t’i mbushet me ofendime dhe kërcënime.
Pas mesazheve, artisti ka bërë një sqarim ku shkruan:
Ju bëj thirrje publike serbëve që mot t’më fyejnë/shajnë në rrjete sociale, për shka të Xherdan Shqairit nuk kam lidhje familjare me të, por e kam vlla sepse është Shqiptar!
Mijra mesazhe fyese nga ju, por nuk do t’ju përgjigjemi me të njëjtën gjuhë, sepse nuk jam si ju. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”
The post Mendojnë se është vëllai i Xherdan Shaqirit, serbët i sulen këngëtarit shqiptar appeared first on Lajmi i Fundit.