Mediat britanike: 40 fëmijë helmohen me salmonela nga ‘vezët Kinder’
Më shumë se 60 raste infektimi me salmonela janë gjurmuar te vezët e fëmijëve ‘Kinder Surprise’ teksa një kompani çokollatash ka tërhequr të gjitha produktet në Britani prej frikave shëndetësore, shkruan e përditshmja Metro.co.uk
Të gjithë rreth 40 fëmijët e infektuar ishin nën moshën pesë vjeç.
Kompania e produkteve të çokollatës ‘Ferrero’ tha se artikujt e tyre po thërriteshin mbrapsht teksa hetimet vijojnë të bëjnë lidhjen e sëmundjes me produktin, njoftonte agjencia vendore e standardeve ushqimore ‘Food Standards Agency’ (FSA).
Nuk është raportuar asnjë vdekje nga totalja e 63 rasteve të diktuara, por as nuk ka informacion specifik mbi gjendjen e pacientëve.
Më herët autoriteti britanik tha se rreth 77% e 57 raportimeve të infektimit ishin nën 5 vjeç, por grupi nuk mund të konfirmonte informacionin kur u kontaktua nga rrjeti Metro.co.uk.
Produktet në fjalë ishin vezët 20g ose pakot me tre vezë të tilla, të gjitha me datë skandencë nga 11korrik 2022 deri në tetor 7 2022.
Ferrero ka tërhequr tashmë produktet që ishin prodhuar në Belgjikë, dhe njerëzit po këshillohen të mos i konsumojnë.
Në një deklaratë kompania shpjegonte: ‘Ferrero po bashkëpunon me agjencinë britanike të ushqimit dhe me autoritetet në Irlandë për lidhjen e mundshme me një numër rastesh me salmonela’.
“Megjithse asnjë nga produketet tona Kinder nuk ka rezultuar pozitiv me salmonela, dhe nuk kemi marrë ankesa nga klientët, ne po e marrim cështjen shumë seriozisht pasi shëndeti i klientëve është prioriteti ynë”.
Ajo shtonte se të gjithë vezët Kinder ishin prodhuar në të njëjtën fabrike, por produktet e tjera Ferrero nuk besohej se ishin prekur nga infektimi.
Simptomat e salmonelës përfshijnë diarre, dhimbje stomaku, të përziera, të vjella dhe ethe.
Megjithse shumica e rasteve shërohen brenda disa ditësh, simptomat mund të paraqiten të rënda dhe mund të kërkojnë shtrim në spital për njerëzit me sistem imunitar të dobët.
Tina Potter, e autoritetit britanik shëndetësor tha: “Ne mirëpresim qasjen e prodhuesve Ferrero dhe këshillojmë klientët të mos konsumojnë produktet e listuara në njoftim.”
Dr Lesley Larkin, mbikqyrëse e autoritetit, shtoi: ‘Salmonela mund të përhapet nga personi te personi, kështu që të gjithë të prekurit duhet të zbatojnë higjenë të mirë dhe të shmangin prekjen e ushqimit të të tjerëve nëse kanë simptoma”.
Më shumë se 60 raste infektimi me salmonela janë gjurmuar te vezët e fëmijëve ‘Kinder Surprise’ në Britani
Top Channel