Me kokë transparente, zbulohet peshku i rrallë në Kaliforni
Një peshk i rrallë është zbuluar nga studiuesit tek Instituti i Kërkimeve të Akuariumit të Monterey Bay (MBARI) .
Mediat e huaja bëjnë me dije se pamja e pazakontë e peshkut me kokë transparente, është bërë nga akuaristi Tommy Knoëles dhe ekipi i tij ndërsa ishin në bordin e anijes kërkimore Rachel Carlson, ku ata kishin dalë për ekspozitën e ardhshme “Into the Deep” të akuariumit në Kaliforni.
Thuhet se ekipi është ndalur për t’u ‘mrekulluar’ me pamjen e peshkut, me institutin kërkimor që vë në dukje se pavarësisht se ka regjistruar më shumë se 5600 zhytje me automjetet e tij të operuara nga distanca, ai e ka takuar këtë peshk të veçantë vetëm nëntë herë.
Sipas MBARI, i cili ndodhet në Kaliforni, peshku jeton në ‘zonën e muzgut’ të oqeanit në thellësi 600 deri në 800 metra. Megjithëse pjesa më e madhe e trupit të tij është e errët, siç mund ta prisni, koka e tij është tërësisht transparente, duke na lejuar të shohim deri në pjesët e trupit poshtë.
Dy pika në pjesën e përparme të fytyrës së peshkut mund të ngatërrohen me sy, raporton EarthSky, por këto janë në fakt organet e tij të nuhatjes. Sytë e tij ndodhen menjëherë pas këtyre njollave dhe duken si rruaza jeshile me ngjyra të ndezura, të cilat shikojnë lart në mënyrë që të lejojnë peshkun të dallojë prenë.
/abcnews.al