Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Me fat Kurban Bajrami

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
33,476
T'gjithe besimtareve musliman, me fat u qofte festa e Kurban Bajramit. Insha-Allah do Zoti e presim edhe shume festa tjera, me ma t'dashnit tone, me gezim dhe hare, e u befte mire per cdo shqiptar kudo qofshin ata neper bote. Zoti ju dhente begati e harmoni

39914722_10156607895138850_4034415999796117504_n.jpg
 
Gëzuar Kurban Bajramin,

Urime dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit, paqja, harmonia dhe mirëkuptimi qofshin me ju dhe familjet tuaja.

Urojë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira, por edhe me vizita tek të afërmit dhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes🤲🤲.
 
Kam nje xhami ktu afer ueee sa me ka trembur ne oren 5 te mengjesit ka kenduar me shume se cdo here tjtr thash ckishte por qenka fest sot😅,gjithsesi.

Gezuar festen e kurban Bajramit cdo besimtari musliman.

( ma shpjegon dikush cbehet sot)
 
Një ndër pejgamberët më të dalluar të Allahutxhel-le she'nuhu është edhe Ibrahimi alejhis-selam. Ai ishte i martuar me Sarën, por Allahu nuk u kishte dhuruar fëmijë. Më pas u martua edhe me Haxheren, të cilës Allahu xhel-le she'nuhu ia kishte dhuruar Ismailin. Ibrahimi alejhis-selam kishte premtuar se nëse Allahu ia dhuron një djalë atë do ta bënte kurban. Me urdhërin e Allahut xhel-le she'nuhu, Ibrahimi alejhis-selam e mori Haxheren dhe prej Palestine ku jetonte e çoi në Hixhaz dhe e la Haxheren me birin e saj të porsalindur, në vendin ku më vonë u ngritë Qabja. Ai vend ishte një vend i shkretë, nuk kishte as ujë e as njerëz. Kur Ibrahimi deshi të largohej prej atij vendi, doli Haxherja para tij dhe tha: Pashë Zotin! Nga mendja jote po e bënë këtë apo Allahu të ka urdhëruar? Ai tha: Allahu më ka urdhëruar. Haxherja tha: Atëherë, Allahu nuk do të na humbas. Më pas, Haxhereja filloi të kërkojë ujë për djalin e saj të vogël. Aty afër ishin dy kodra të vogla: Safa dhe Merva. Haxherja herë shkonte në njërën kodër e herë në tjetrën me shpresë se do të shihte ndonjë burim uji. Këtë e bëri shtatë herë. Kur u kthye Haxherja tek Ismaili, pa se si ai me këmëbët e veta kishte gërryer rërën, nga e cila dilte ujë i pastër më vrull. Atëherë, Haxhereja tha: Zem Zem (ndalu ndalu) dhe burimi u qetësua. Ibrahimi alejhis-selam, kohë pas kohe, prej Palestine vinte t'i vizitojë Haxheren dhe Ismailin. Sa më shumë rritej Ismaili aq më shumë shtohej dashuria e Ibrahimit ndaj tij. Nga kënaqësia më të birin e vet, Ibrahimi alejhis-selam sikur kishte qitur në harresë premtimin e dhënë se nëse Allahu do t'i jepte djalë, do ta bënte atë kurban për Të! Allahu xhel-le she'nuhu në ëndërr tri herë ia kujtoi premtimin e dhënë Ibrahimit alejhisselam për të birin. Një ditë, Ibrahimi alejhis-selam i tha gruas së vet, Haxheres, që ta përgatisë të birin se do të shkojnë me të diku në vizitë. Nëna, duke mos ditur se ç'po përgatitej për të birin e saj, e veshi bukur dhe e përcolli me të atin. Sa u largua Ibrahimi me të birin, shejtani në formë të njeriut iu paraqit Haxheres, Tema zgjedhore: Etika në mësimin islam 108 duke i thënë se Ibrahimi do t'ia therte të birin! Haxherja duke mos i besuar njeriut të panjohur, e përzuri atë saqë detyrohet ta gjuajë me gurë. Shejtani, tri herë në tre vende iu paraqit Haxheres dhe ajo tri herë duke e gjuajtur me gurë e përzuri atë. Kur Ibrahimi iu afrua vendit ku kishte vendosur ta therte të birin, filloi t'i tregojë Ismailit se ka parë ëndërr se e therë atë, duke i thënë: -Djaloshi im, mua në ëndërr më fanitet se unë ty të theri kurban! Çka thua ti për këtë ëndërr? -Babë, bën atë çka të urdhëron Zoti, e unë do të duroj! -M'i lidh sytë dhe therëm sa më shpejtë, që dhimbja të jetë sa më e lehtë! Kur babë e birë iu dorëzuan urdhrit të Allahut, Ibrahimi alejhis-selam e shtriu të birin me kokë për toke, me thikën e tij të mprehtë i ra qafës së Ismailit, por thika as gjurmë nuk la në qafën e tij. Atëherë, Ibrahimi alejhis-selam edhe dy herë i ra qafës, por pa kurrfarë efekti. I hidhëruar me thikën që nuk priste, i ra gurit më të afërt, guri u ça përgjysmë. Ibarahimi i habitur i tha thikës: - Thikë , e përgjysmon këtë gur të fortë e nuk e pret këtë qafë të butë!? Në atë moment, Allahu xhel-le she'nuhu e thirri: - Ibrahim, mjafton! Ti e realizove premtimin tënd dhe ëndrrën e bëre realitet. Që vendimi për therje kurban të shkojë në vend, Allahu xhel-le she'nuhu ia zëvendësoi therjen e të birit me therjen e dashit, që ia solli meleku. Ja kështu, Allahu xhel-le she'nuhu i shpërblen të sinqertit.
 
Une se kptj shume kte fe te them te drejten,por e respektoj🤗
 
@Urata urime Festen e Bajramit zemra gjithmon festosh e lumtur me familjen
Flm shume xhan per kete urim kaq miqesor! Uroj gjithashtu per shume mot gezuar, mbreteroft shendeti dhe mbaresia ne familje dhe jeten tende! 🤗
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.