".....- Më çante kokën, kupton?
Të njëjta muhabete të mërzitshme grash: Ku je? Me kë je? Je i lumtur ? Shqetësohej kur rrija jashtë deri vonë , nëse kisha mbërritur mirë, përpiqej gjithmonë të më bënte qejfin. Dhe, ndonjëherë ishte xheloze, jo maniake, por ishte ca xheloze.
- Po ti?
- Unë, tallesha pak dhe mendoja:" O zot, sa e mërzitshme" . Nuk e mohoj edhe më bëhej qejfi. Por nuk isha mësuar që një femër të kujdesej e shqetësohej për mua.
- E pastaj?
- E pastaj, papritur, pushoi. Dhe unë u ndjeva i lirë. Vërtet. Më i lirë. Dmth, shqetësimi i saj për mua më rëndonte ca. Më bënte të ndihesha në në faj, më bënte të ndihesh borxhli.
- Epo, mirë mo.
- Jo. Hiç mirë. U tregova idiot.
- ?
- Kjo dreq "lirie" nuk vlen hiç dhe unë nuk e kuptova. Nuk e kuptova atë.
Të qenit e vëmendshme, e pranishme, e përkujdesur ndaj meje ishte mënyra e saj për të më dashur, përkëdhelur. Dhe e bënte këtë në heshtje, pa kërkuar asgjë në këmbim. E vërteta është se një femër që nuk kujdeset për ty, që nuk merret me ty, që nuk dëshiron të ndajë gjë me ty, thjesht nuk të dashuron më.
- Do të doja shumë që të kthehej e të më çante kokën. Do të doja vërtet...."