Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mbreti dhe dhurata e lypësit

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mars 17, 2021
Mesazhe
36,053
Pëlqime
26,425
200-150_1476449499.jpg

Çdo mëngjes në një mbretëri të vogël, por të pasur, një lypës pa fjalë i sillte mbretit nga një mollë, e pastaj shkonte.

Mbreti i cili ishte mësuar të pranojë dhurata shumë më të vlefshme se kjo mollë që i vinte çdo mëngjes, përqeshte në llogari të lypësit kur ky largohej.
Të gjithë oborrtarët qeshnin, ngase duhej të vepronin dhe mendonin sikurse mbreti.
Lypësi vazhdonte për çdo mëngjes t’ia dorëzonte mbretit në dorë dhuratën e tij. Edhe pse i dukej monotoni, mbreti e pranonte mollën duke qeshur me ironi dhe e vendoste në një kosh. Pas një kohe, koshi u mbush përplot saqë nuk kishte më vend për molla.
Një ditë, majmuni më i dashur i mbretit e mori një mollë dhe e kafshoi, por menjëherë e gjuajti para mbretit. Mbreti i çuditur në mes të mollës vërejti një diamant. Menjëherë urdhëroi që të hapen të gjitha mollët dhe në të gjitha kishte nga një diamant.
I hutuar, mbreti e thirri lypësin e jashtëzakonshëm dhe kërkoi shpjegim. Ky iu përgjigj: “Ju solla këto dhurata që të kuptoni që jeta për çdo mëngjes u ofron dhuratë të veçantë për të cilin ju harroni për shkak të pasurisë së madhe që u rrethon. Kjo dhuratë është çdo ditë e re e cila fillon me buzëqeshje ndaj tjetrit. Ky është diamant i vërtetë, o mbret!” - tha lypësi duke u larguar nga pallati.


Mesazhi: Shumë gjëra na duken më të rëndësishme, por ekziston një e mirë e cila i tejkalon të gjitha dhe është si diamant i fshehur në zemrat tona - kjo është buzëqeshja që duhet t’ia dhurojmë atij që i nevojitet. A thua i japim çdo mëngjes dikujt dhuratën tonë të çmuar?



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back