Mbi 200 vatra aktive, shënohen viktimat e para nga zjarret në Bullgari, humbin jetën dy rojtarët e pyjeve
Më shumë se 200 zjarre regjistrohen çdo ditë në Bullgari. Dy rojtarë pyjorë u vranë dhe një i tretë u plagos sot, ndërsa po përpiqeshin për të shuar një numër zjarresh të shumta që janë shtuar këtë javë.
Dy burrat u kapën nga flakët pranë një fshati në zonën Sandanski, ku një zjarr shpërtheu këtë mëngjes.
Katër shtëpi u shkatërruan gjithashtu në një zjarr tjetër në zonën Starosell, ku ushtria mobilizoi një helikopter për të ndihmuar zjarrfikësit.
Një tjetër helikopter, zjarrfikës dhe automjete ushtarake janë përfshirë në një zjarr të madh që nga dje në vargmalin Stara Planina në rajonin Karlovo të Bullgarisë qendrore.
Të hënën, të paktën gjashtë shtëpi dhe një shkollë e vjetër u dogjën plotësisht nga zjarri që arriti në shtëpitë e një fshati në zonën e Kyustendul.
(BalkanWeb)