- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,451
- Pëlqime
- 39,706
Ata nuk i lejonin fëmijët e tyre të bënin dush më shumë se një herë në vit, të shoqëroheshin me fëmijë të tjerë apo të ndiqnin aktivitetet komunitare.
Kjo situatë ishte mbajtur e fshehur, ndërsa vetëm të dielën u bë publike, pasi një ndër vajzat e familjes u arratis dhe bëri kallëzimin në polici. Autoritetet morën në pyetje fëmijët dhe kontrolluan banesën në të clën evidentuan kushtet çnjerëzore të jetesës.
13 fëmijët e çiftit jetonin në kushte të tmerrshme, në shtëpi dritaret ishin të izoluara dhe nuk depërtonte drita. Ata detyroheshin të kryenin punë të rënda fizike dhe t’i nënshtoheshin rregullave strikte të vendosura nga prindërit e tyre.