Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mary Ann Evans një grua që shkëlqeu në epokën viktoriane dhe triumfon në gjenerata

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911

Mary Ann Evans një grua që shkëlqeu në epokën viktoriane dhe triumfon në gjenerata​



Mary Ann Evans një grua që shkëlqeu në epokën viktoriane dhe triumfon në gjenerata


Mary Ann Evans, u lind më 22 nëntor 1819 dhe vdiq më 22 dhjetor 1880. Ajo njihej ndryshe me emrin Mary Anne ose Marian, e njohur gjithashtu me emrin e saj të artit, George Eliot. Eliot ishte një romanciere, poete, gazetare, përkthyese dhe një nga shkrimtarët kryesorë të periudhës Viktoriane. Gjatë karrierës së saj si shkrimtare atë e përfaqëson një galeri prej shtatë romanesh, shumica e të cilave trajtojnë histori të vendosura në Anglinë provinciale dhe janë të njohur për realizmin e një pasqyrimi të mprehtë psikologjik dhe një pene të hollë e mbrujtur prej një shpirti të ndezur atij pasioni që e shoqëroi prej fillimit deri në mbarim udhëtimin e saj krijues në një periudhë shumë të tendosur zhvillimesh dhe sfidash krijuese.
Ajo ia arriti të shpëtonte stereotipit të shkrimtareve gra, të cilat kufizoheshin vetëm tek romancat e dashurisë, pathosi i një zemre delikate dhe një dritëpamësia të botës të ndryshtë dhe të tejparë në thellësi dhe shtrirje të brendisë së tekstit dhe shpirtit, atij që i blatohej rrëfimit dhe atij që e hymnizonte përmes idesë dhe mendimit. George Eliot dëshironte që trilli i saj të trajtohej shkëputur nga puna që bënte, tashmë gjerësisht e njohur si redaktore dhe kritike. Një faktor tjetër në përdorimin e një emri të artit mund të ketë qenë një dëshirë për të mbrojtur jetën e saj private nga shqyrtimi publik, duke shmangur kështu skandalin që do të dilte për shkak të marrëdhënies së saj me George Henry Lewes.
“Eliot’s Middlemarch” i George Eliot është konsideruar nga romanicierët, Martin Amis dhe Julian Barnes, si romani më i madh në gjuhën angleze.
Lexuesit në epokën viktoriane vlerësuan romanet e saj për përshkrimet e tyre të shoqërisë rurale. Pjesa më e madhe e materialit për prozën e Eliot u nxor nga përvoja e saj personale. Ajo ndau me Wordsworth besimin se kishte shumë vlera dhe bukuri për t’u shpërfaqur nga jeta dhe zakonet e vendit. Sidoqoftë, Eliot nuk e kufizoi krijimtarinë e saj vetëm me histori të fshatit anglez. “Romola”, është një roman historik i vendosur në Francën e fundit të shekullit të pesëmbëdhjetë, e cila u bazua në jetën e priftit italian Girolamo Savonarola . Në librin “Cigani spanjoll”, ajo bëri një përmbledhje në vargje, por popullariteti fillestar që ajo pati si poete.
Në kohën e Daniel Deronda, shitjet e Eliot po binin dhe ajo ishte zbehur nga interesi i publikut. Kjo situatë mbeti e tillë edhe pas publikimit të një libri biografik pas vdekjes së saj nga bashkëshorti, e cila e portretizoi atë si një grua e mrekullueshme, gati shenjtërore, krejtësisht në kundërshtim me jetën skandaloze që njerëzit e dinin që ajo kishte bërë. Në shekullin e 20-të ajo u rikonsiderua nga një kastë e re e kritikës, më së shumti nga Virginia Woolf, e cila e quajti “Middlemarch” “një nga romanet angleze të shkruara për njerëzit e rritur”. Më 1994, kritiku i famshëm letrar, Harold Bloom e vendosi Eliotin ndër shkrimtarët më të rëndësishëm perëndimore të të gjitha kohërave . Gjithashtu, në një sondazh të autorëve më 2007 nga TIME, romani “Middlemarch” u votua si vepra e dhjetë më e madhe letrare e shkruar ndonjëherë. Në vitin 2015, shkrimtarët nga jashtë Mbretërisë së Bashkuar e votuan atë si e para nga të gjithë romanet britanike. Përshtatjet e ndryshme filmike dhe televizive të librave të Eliot e kanë riprezantuar atë në publikun më të gjerë të leximit.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back