Manabe, Hasselmann dhe Parisi marrin çmimin Nobel në Fizikë: Kontribuuan për kuptimin e sistemeve komplekse fizike

Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann, Giorgio Parisi kanë fituar Çmimin Nobel në Fizikë të vitit 2021.
Ata kanë fituar çmimin Nobel për kontribute novatore në kuptimin e sistemeve komplekse fizike. Njoftimi u bë ditën e sotme nga Asambleja Nobel, një ditë pasi ata shpallën emrat e fituesve të çmimit të lakmuar në fushën e mjekësisë.
Çmimi Nobel në Fizikë jepet nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, Stokholm, dhe deri më tani janë njohur 216 persona për kontributin e tyre në këtë fushë, nga të cilët vetëm katër janë gra.
Asambleja do të shpallë më tej fituesit e Çmimit Nobel në Kimi, Letërsi dhe Paqe në ditët në vijim.
"Balkanweb"