Makarona me pana
Përbërësit:
Një fileto pule 200 gr
Erëza, kripë dhe piper
Një tas me makarona
Një tas me spinaq
Një tas me krem qumësht
Dy tre lugë gjelle djathë kaçkavall të grirë dhie
Vaj ulliri
Një domate
Një fetë kulaç
Përgatitja:
Marinojmë pulën me erëzat, dhe e vendosim në zgarë. Kulaçit i hedhim vaj ulliri, kripë dhe rigon, dhe djathë kaçkavall dhie të grirë. E vendosim në furrë derisa të theket.
Domaten e bëjmë në forma kubike, dhe përgatisim salcën. Hedhim kremin e qumështit në tigan dhe e vendosim të ngrohet, i hedhim kripë dhe piper. Pasi të ngrohet i shtojmë djathin kaçkavall të dhisë. E ulim flakën që djathi të shkrihet avash avash. Më pas i shtojmë spinaqin, dhe domatet kubike. Ndërkohë që i trazojmë spinaqi zbutet dhe e lëmë 30 sekonda në zjarr e më pas i shtojmë makaronat që i kemi zjerrë al dente.
Marrim kulaçin i shtojmë pak salcë, hedhim makaronat në pjatën e dekoruar më parë. Fileton e pulës e presim në 3-4 copa. E shtojmë mbi makaronat që i kemi hedhur në pjatën për servirje, dhe kulaçin anash. Në fund i shtojmë përsëri pak djathë kackavall të grirë për dekor.
Top Channel