Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0, me vendasit tepër kërkues, por pa mundur të gjejnë dot golin në këtë 45 minutësh.
Panucci hodhi në fushën e lojës një formacion me tipare mbrojtëse dhe pjesa e parë u mbyll pikërisht me Shqipërinë që më shumë mendoi për të mos pësuar se sa të shihte nga porta kundërshtare.
Në mesin e pjesës së parë, skocezët patën një mundësi të artë për të shënuar, por sulmuesi i tyre, i gjendur vetëm pak metra nga porta, goditi shtyllën.
Në fundin e pjesës së parë, Skocia arriti të shënojë, por goli u anulua me të drejtë nga anësori.
Skocia: Mek Gregor, O’Donell, Robertson, Sutar, Mulgri, Tierni, Mek Gin, Mek Donald, Naismith, Mek Gregor, Rusell.
Shqipëria: Strakosha, Binaku, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Lilaj, Xhaka, Ndoji, Gavazaj, Memushaj, Balaj.
The post Luhet pjesa e dytë e ndeshjes, Skocia shënon gol ndaj Shqipërisë appeared first on Lajmi i Fundit.