- Regjistruar më
- Shtator 2, 2020
- Mesazhe
- 7,207
- Pëlqime
- 5,521
Na ishte një herë luani, mbreti i pyllit, që një ditë mblodhi kafshët dhe i pyeti: “kush del vullnetar për të ndarë ushqimin?”
I pari që doli vullnetar ishte kali, që shquhej për punë e drejtësi. Filloi kali ti ndante ushqimin në mënyrë të barabartë mes të gjitha kafshëve sipas nevojave.
I tërbuar, luani kërcen beftas nga vendi dhe i sulet kalit duke e shqyer më dysh.
“Ka ndonjë vullnetar tjetër”- pyeti luani?
Afrohet ngadalë dhelpra dhe fillon të ndajë ushqimin: kjo për ty o luan se je mbret, edhe kjo për ty se je i madhërishëm, edhe kjo për ty se je i fuqishëm, kurse kjo që mbetet për kafshët e tjera se je i mishërplotë.
“Të lumtë - i thotë luani dhelprës - nga kush ke mësuar të ndash kaq mirë?”
“Nga kali” - ia pret dhelpra, teksa shihte kalin që akoma po jepte shpirt.
Huazuar.