Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Llojet e eklipsit!

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Korrik 25, 2017
Mesazhe
32,446
Pëlqime
23,550
View attachment 8357

Eklipset
Karakterisitkë për Hënën janë edhe eklipset. Eklips ( greq.: eklipio që dmth. “të shuhet” ) quhet errësimi i një trupi, në rastin tonë errësimi i Diellit dhe i Hënës.

View attachment 8358
Unaza e Baily-t

Eklipsi i Diellit ndodh në kohën e Hënës së re, kur Hëna kalon përballë Diellit.

Afër fillimit dhe përfundimit të plotë të një eklipse diellore, një pjesë e hollë e Diellit shfaqet në formë të pikave të dritës, për arsye se pjesa e epërme e Hënës nuk është e lëmueshme por është e dhëmbëzuar. Këto drita quhen ‘Unazat (pikat) e Bailit’. Quhen kështu sipas astronomit britanez Francis Baily i cili i zbuloi ato. Nëse njëra nga pikat është e dukshme, ky eklips i përngjan një unaze me gur diamanti.
Kemi katër lloje të eklipseve diellore:

Eklipsi diellor i pjesshëm, që ndodh kur Dielli është vetëm pjesërisht i mbuluar nga Hëna.Eklipsi e plotë diellor, që ndodh kur Hëna totalisht e errëson Diellin, përkatësisht kur Hëna është afër perigjes (pozita më e afërt e Hënës nga Toka).
Eklipset e plota të Diellit janë të rralla, ato paraqiten çdo 18 muaj, por në të njejtën pikë dhe në të njëjtën kohë çdo 300-400 vjet. Eklipsi i plotë i Diellit nuk zgjat më shumë se disa minuta dhe sipas parashikimeve eklipsi më i gjatë do të jetë më 16 korrik 2186, që do të zgjas 7 minuta e 29 sekonda. Gjatë kësaj eklipse verehet se diametri i dukshëm këndor i Hënës është më i madh se diametri këndor i Diellit.

Eklipsi unazor, që ndodh kur qendra e Hënës kalon afër qendrës së Diellit, përderisa Hëna është afër apogjes (ndodhet më së largu nga Toka).
Gjatë eklipsit unazor vërejm se diametri i dukshëm këndor i Hënës është më i vogël se ai i Diellit. Fazat e eklipsit unazor janë: faza e parë e pjesshme,faza unazore dhe faza e dytë e pjesshme.

Eklipsi hibrid (i përzier), që shfaqet kur grafiku i sipërfaqes së Tokës shkakton një eklips diellor, që në disa vende duket si eklips i plotë (nga vendet në sipërfaqen e Tokës që shtrihen afër shtegut të eklipsit) e në disa vende si eklips unazor (nga vendet që janë më larg eklipsit).

Eklipsi Hënor
Eklipsi lunar (hënor), ndodh kur Toka pozicionohet mes Diellit dhe Hënës duke mos e lejuar depërtimin e rrezeve të Diellit në sipërfaqen e Hënës, në ç’rast sateliti nuk humbet tërësisht por ndriçon shumë dobët, ky ndriçim paraqitet nga thyerja e rrezeve të Diellit në atmosferën tokësore. Toka e ndriçuar nga Dielli hijen e saj e hedh në anën e kundërt, kur Hëna hyn në hijen e Tokës, atëherë nuk mund të ndriçohet nga Dielli dhe paraqitet eklipsi i saj. Eklipset hënore ndodhin të paktën dy herë në vit.

Për dallim nga eklipsi diellor, që ndodh gjatë Hënës së re, eklipsi i Hënës mund të ndodh vetëm kur është Hëna e plotë , sepse vetëm gjatë asaj kohe Hëna është në të njejtën linjë apo në të njejtën drejtëz me Tokën dhe Diellin.
Astronomët kanë vërejtur tri lloje kryesore të eklipseve të Hënës:

Eklipsi i plotë lunar, që ndodh atëherë kur gjatë lëvizjes rreth Tokës, Hëna hyn në konin e hijes së Tokës, apo mund të themi se errësimi total ndodh kur Hëna kalon në pjesën më të errët të hijes së Tokës e quajtur UMBRA sipas NASA-s.Eklipsi i pjesshëm i Hënës, që ndodh kur në hijen e Tokës zhytet vetëm një pjesë e Hënës.Eklipsi Hënor i gjysmëhijëzuar, që shfaqet kur Hëna kalon nëpër gjysmëhijen e Tokës, të quajtur PENUMBRA sipas NASA–s.

View attachment 8359
Ngjyra e kuqe e Hënës

Ajo që është më interesante gjatë eklipsit është se Hëna merr ngjyrë të kuqe, por pse ndodh kjo? Gjatë një eklipsi të plotë të Hënës, pjesa më e madhe e dritës që e ndriçon Hënën kalon nëpër stratosferë, ku bëhet thyerja e e saj me ç’rast në Hënë arrinë sasi më e madhe e rrezeve të kuqe sesa atyre të kaltërta, pra po të mos kishte Toka atmosferë, atëherë Hëna do ishte e tëra e zezë gjatë eklipsit.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back